Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj artikujve të gazetave në vend lidhur me pagën e tij sa ishte në krye të diplomacisë.
Ai thotë se gjatë gjithë mandatit sa ishte nga viti 2011-14 asnjëherë nuk ka marrë pagë nga buxheti i Kosovës, shkruan portali arbresh.info
Pacolli deklaron se ishte dakorduar me sekretarin e MPJ-së atëherë që paga e tij të shkojë për fondacionin “Behgjet Pacolli” për të ndihmuar të tjerët në nevojë.
Më tej, ish presidenti sqaron të gjithë çështjen sa i përket pagës së tij.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij pa ndërhyrje
Mua mu duken shumë tendencioz, malinjë dhe joprofesional…!
Eshte fjala per titullin ne KTV dhe ne Koha Ditore te mbremjes se sotme rreth “pagës“ time gjatë kohës sa kam qenë pjesë e qeverisë. Per hirr te publikut por jo edhe për shkak të malinjitetit tendencioz te autorve të ketij titulli (përkundër sqarimeve që stafi im kishte dhënë)…. po e sqaroj:
Unë, edhe në kohën sa kam qenë president ( paga ime ka shkuar per njerzit ne nevojë) por edhe në periudhën sa kam qenë në qeveri 2011-2014, nuk kam marrë pagë.
Në periudhën 2017, kur kam marrë funksion në qeveri, isha dakorduar me Sekretariatin e MPJ që paga ime të shkojë direkt në fondacionin “Behgjet Pacolli” dhe nëpërmjet tij, t’u jepet studentëve në formë të bursës për pagesën e shkollimit dhe mbeshtetjet tjera njerëzve në nevojë.
Në atë kohë, kërkesa ka shkuar tek sekretari I atëhershëm I ministrisë së Jashtme, përfshirë edhe xhirollogarinë e fondacionit dhe kjo per mua është konsideruar punë e mbyllur.
Në anën tjetër, Fondacioni kishte vazhduar me pagesat e rregullta të bursave per student si dhe me ndihma periodike për shërim të personave në nevoje jasht vendit,si dhe në fushat tjera.
Për arsye të paqarta, tek në fund të mandatit nga sekretari I MPJ jam informuar se pagat nuk kanë dalur asnjehere.
Arsyetimi i Sekretarit ishte se MPJ nuk ka mund ti depojnë në llogari të fondacionit për shkaqe teknike, por të njëjtat duhet ti bartin fillimisht në llogarinë time private. Pra, unë gjatë kohës sa kam ushtruar funksionin e ministrit të jashtëm në qeveri, asnjëherë nuk jam rimbursuar me pagë, meditje, apo me pagesat, te njejtat i kam kryer nga llogaria ime private, pagesa që shpeshhere kanë qenë jo vetem per mua por edhe për delegacione që kanë qenë në funksion të punës për shtetin e Kosovës. E tërë ideja ka qenë dhe mbetet që ato mjete, nëpërmjet Fondacionit “Behgjet Pacolli” tu shkojnë studentëve, të rinjëve të Kosovës dhe atyre që kanë nevojë.
E sa për informacionin e atyre që janë dashakeq, por edhe të njerëzve të vullnetit të mirë, Fondacioni “Behgjet Pacolli”, deri më tani, që nga përfundimi I luftës, të dokumentuara, ka kontribuar per nevojat e popullates me mbi 33 milion euro, (mjete vetanke), në ndihmë të njerëzve në nevojë, për shërim jashtë vendit, për bursa për student, shtepi, për infrastrukturë arsimore, kulturore, historike etj etj.
Nuk eshte as korrekte e as profesionale te manipulosh me dicka që është e shenjtë për mua: shtrirja e dores për ata që kanë nevojë është e shenjtë!. Kam frikë kur e shoh deri ku ka shkuar malinjiteti tek disa njerz te frustruar, që infektojne një shoqeri të tërë…. Na ruaj Zot, nga këta njerez!
Mua mu duken shumë tendencioz, malinjë dhe joprofesional…!
Eshte fjala per titullin ne KTV dhe ne Koha Ditore te…
Posted by Behgjet Pacolli on Friday, 4 December 2020
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...