Dy anëtarët e një familje nga Miradia e Komunës së Fushë Kosovës, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Njëri nga anëtarët e kësaj familje ka folur në një lidhje telefonike në emisionin special në Klan Kosova ka folur për gjendjen shëndetësore të anëtarëve të familjes.
” Në bazë të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dy djemtë e mi dhe motra kanë dalë me koronavirus. Unë dhe bashkëshortja ime kemi dalë negative”.
“Unë e kam një motër të martuar në Prishtinë. Më së pari është infektuar burri pastaj edhe motra”.
Ky shpreh habinë se si djemtë e tij dolën pozitiv pa pasur kontakt me të infektuarit.
“Para dy javëve kam qenë në vizitë tek motra. Unë kam dalë negativ. Djemtë pozitiv. Djemtë nuk kanë pasur kontakt me ata”
Ai tha se fëmijet e tij nuk kanë simptoma të theksuara.
“Ata janë në shtëpi dhe nuk po vërejnë ndonjë simptomë. Janë të moshës 26 vjeçare. Na kanë dhënë këshilla të përgjithshme për higjienënNormalisht sepse jemi izoluar, fëmijet po i mbajmë në dhoma të ndara.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...