Mexhid Syla avokat i rastit thotë se të akuzuarit për vrasjen në Bon Vivant, kanë paraqitur rastin sikurse edhe dëshmitarët, dhe të akuzuarit sipas avokatit Syla vazhdojnë të mohojnë se e kanë kryer vrasjen.
Tjerë të akuzuar nuk beson se mund të ketë gjatë këtij procesi, raporton arbresh.info.
“Procesin e ka vështirësu mungesa e kamerave të objekteve përreth… Problemi tjetër është se nuk janë marrë shenjat e gishtërinjve të personave të dyshuar, dhe krejt këto e vështirësojnë situatën,” shprehet Syla.
Pas rreth katër orë bllokimi të rrugës “Rexhep Luci” në kryeqytet, autoritetet e sigurisë dhe ato të drejtësisë kanë liruar tashmë qytetarët dhe automjetet të qarkullojnë lirshëm.
Autoritetet kanë bërë rikontruktimin e vendit ku ka ndodhur vrasja e vitit 2014 e punëtorit të sigurimit në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë.
“Jemi në asistencë të Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vitin 2014 ka ndodhur një vrasje dhe jemi duke e siguruar vendin që ta kenë më të lehtë hetimin organet e drejtësisë”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.
Rrahman Uka, ish-punëtor i sigurimit të kafenesë “Bon Vivant”, mbeti i vrarë më 13 tetor të vitit 2014 për shkak të një konflikti që kishte ardhur si pasojë e moslejimit të futjes në lokal të një personi.
Për këtë vrasje akuzohen dy persona, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, ndërsa sipas ligjeve në fuqi, në rast se shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen nga 5 deri me 40 vjet burgim, kurse varësisht nga vlerësimet e rrethanave edhe me burgim të përjetshëm./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1485711174827303/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...