Policia e Kosovës mbrëmjen e së mërkurës ka arrestuar disa hetues të Krimeve Ekonomike nën dyshimin e marrjes së ryshfetit ndërsa në medie është raportuar se bëhet fjalë për rastin ‘Curri’.
Sipas raportimeve zyrtarët u korruptuan nga biznesmeni, Faton Dalladaku për arrestimin e Ismet Osmanit, i njohur me nofkën “Curri” nga Mitrovica.
arbresh.info ka kontaktuar me Alban Arifin, avokat i Ismet Osmanit i cili ka thënë se këto dyshime mund të jenë të vërteta.
Sipas tij edhe më dyshuese e bën fakti që rasti është iniciuar në vitin 2012 ndërsa arrestimi ka ndodhur 7 vite më vonë.
“Duke nisur dyshimet e Policisë dhe Prokurorisë kanë qenë që ky rast është iniciuar në vitin 2012, janë marrë në pyetje klienti im dhe është liruar e pas 7 vitesh është arrestuar, dyshoj se mund të jetë e vërtetë por nuk e kam të konfirmuar dhe nuk mund të them saktësisht a është e vërtetë a jo”, ka thënë ai.
Arifi ka thënë gjithashtu se ka qenë në dijeni për kërkesën e një hetuesi të krimeve ekonomike për dhënie të parave në këmbim të mbylljes së rastit.
Por, sipas tij kjo është kundërshtuar nga klienti pasi ai është ndjerë i pafajshëm.
“Mund të kaloj vetëm në bazë të asaj që më është thënë nga klienti im se i është ofruar një hetues i krimeve ekonomike i cili ka kërkuar të holla nga klienti im me arsyetimin që të mbyllet rasti dhe klienti im duke e ndjerë vetën të pafajshëm nuk ka ofruar asnjë të hollë, asnjë zyrtari apo hetuesi policor të krimeve ekonomike për shkak se e ka ndier vetën të pafajshëm dhe nuk është i inkriminuar në asnjë rast në asnjë veprim në lidhje me të dëmtuarin i cili është i përfshirë në rastin e klientit tim”, ka thënë ai.
Arifi ka shtuar se kërkesa për para ka ndodhur në vitin 2018.
“Kjo ka ndodhë saktësisht nuk e di por në vitin 2018, ai ka shkuar dhe ka kërkuar që t’i jap para dhe ta mbyll rastin. Nuk e di kush është ky zyrtar sepse sikur ta kisha ditur emrin e tij do ta kisha paraqitur me automatizëm në Inspektorat Policor lidhur me kërkim të mitos”, ka thënë ai.
Alban Arifi, avokat i Ismet Osmanit ka thënë gjithashtu për arbresh.info se nuk ka marrë emër nga klienti për cilin zyrtarë bëhet fjalë.
“Zakonisht këto shkojnë grupe ose si privatisht e gjejnë mundësinë të hynë në rreth dhe të hynë në rreth, kjo besoj se ma shumë ka qenë private ashtu siç më ka treguar klienti im. Unë emër nuk kam marrë nga klienti se cili ka qenë ai hetues policor i cili ka kërkuar para dhe shumën sa nuk e di”, ka shtuar ai.
Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri” ishte liruar nga paraburgimi./arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...