Pavarësisht pretendimeve se me rrjedhjen e dokumenteve të Gjykatës Speciale është dëmtuar imazhi i kësaj të fundit, ndryshe mendon një avokat i licencuar nga ky institucion.
Avokati Arianit Koci, thotë se shpërndarja e tyre shkresave ka dëmtuar Kosovën dhe të akuzuarit.
Sipas Kocit, qëllim kryesor ka qenë presioni ndaj dëshmitarëve.
“Tani i fërkojnë duart, dhe tani po vërtetohet teza e tyre se kinse ne po ndikojmë në dëshmitarë. Kjo është edhe arsyeja pse po them se po dëmtohet Kosova. Se po paraqitemi si popull qe s’dimë t’i bindemi drejtësisë”, thotë ai në një intervistë për portalin arbresh.info
Koci thotë se mbrapa krejt kësaj qëndron një strukturë mirë e organizuar për të luftuar kundër Gjykatës Speciale.
Ai beson se Zyra e Prokurorit të Specializuar shumë shpejtë do të reagojë për të zbuluar se kush qëndron prapa këtyre shkresave të ardhura në Kosovë.
“Në ditët në vijim besoj e do të ketë veprime nga Specialja. Ajo çka e pamë në media është një mbledhje e aktakuzës nuk mund të deklarohemi për këto pa e ditur a janë këto dokumente autentike apo jo”.
Arianit Koci, ka folur edhe rreth aktakuzave të mundshme të Gjykatës Speciale.
Sipas Kocit aktakuza e parë tashmë është ngritur, por që ende nuk është bërë publike.
“Aktakuza ndaj presidentit Thaçi ka afat deri më 24 tetor kur do të dihet vendimi se a do të hidhët ajo aktakuzë apo jo”.
Duke komentuar rreth kohëzgjatjes së kësaj Gjykate, Avokati Koci ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka shtuar shumë aktivitetet ditëve të fundit.
Ndërsa nuk përjashton mundësin që këto aktivitete do të rezultojnë me ndonjë aktakuzë të re.
“Ne kemi marr obligime ndërkombëtarë dhe duhet të zbatojmë. Tash e kemi këtë situatë që e kemi dhe duhet sa më shpejt ta kryejmë. Ne betejën do ta fitojmë në gjykatë. Kjo Gjykatë varet prej rasteve. Ka pas mendime se kur do të përfundojë, por kjo mund të shkojë me vite”.
Ndërkohë gjatë ditës së premte për tetë orë janë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës nga policia e EULEX-it.
Në pranga ka përfunduar kryetari i OVL-së, Hysni Gucati si dhe nënkryetari i saj Nasim Haradinaj./V.Selimi/arbresh.info/
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...