Shfuqizim të vendimeve, proces për verifikim të pasurisë, integritetit moral dhe profesional të gjyqtarë dhe prokurorëve, zvarritje e miratimit të Kodit Civil, dhe shtimi i prokurorëve që do të merren me hetimin e krimeve të luftës janë disa nga zhvillimet për të cilat flet në një intervistë ekskluzive për arbresh.info Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
”Kemi shfuqizuar shumë vendime që i kemi konsideruar si të paligjshme”, bën të ditur Haxhiu derisa shton se kanë ‘skanuar’, punën e kësaj ministrie në vitet paraprake, dhe çdo padrejtësi e kanë adresuar në polici e prokurori.
Për një shtet të së drejtës, sipas Haxhiut, është i domosdoshëm procesi i vettingut, për të cilin thotë se do të jetë i vazhdueshëm.
“Komisioni i Venecias na ka dhënë dritën jeshile për të ia fillua një procesi tepër të rëndësishëm, dhe do nisim me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, kryeprokurorët e prokurorive, kryetarë të gjykatave. Dhe, unë jam e bindur që në momentin kur ne do të arrijmë nga një mekanizëm i pavarur dhe i jashtëm që do të bëhet pas ndryshimeve kushtetuese t’i pastrojmë figurat më të larta në sistemin e drejtësisë situata në sistemin e drejtësisë do të jetë më ndryshe, do të jetë shumë më mirë. Pastaj mekanizmat aktual do të fuqizohen, qoftë ata të performancës apo disiplinore, në mënyrë që ta bëjnë në mënyrë të vazhdueshme verifikimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve e prokurorëve”, thotë Haxhiu.
Ajo shprehë shqetësimin në lidhje me mos miratimin e Kodit Civil, shkaku që lejon martesat e gjinisë së njejtë.
Haxhiu shton se si qeveri angazhohen në respektimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, përfshirë komunitetin LGBTI.
“Duke qenë i rëndësishëm si dokument, ne kemi planifikuar që ta riprocedojmë, sërish, madje jemi në fazat përmbyllëse mbi këtë çështje të diskutimeve mbi këtë çështje, dhe besojmë që shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend. Unë jam e gatshme që të ulem me secilin deputet të Kuvendit të Kosovës, për t’i treguar cili ka qenë qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë”, thotë Haxhiu.
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në këtë intervistë ekskluzive për arbresh.info flet edhe në lidhje me hetimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë, derisa kërkon nga viktimat e dhunës seksuale që të aplikojnë për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
“Unë përmes kësaj interviste i bëjë thirrje personave të dhunuar gjatë luftës, qofshin gra apo burra, që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre, sepse kjo është një formë që shteti ka zgjedhur që t’i qëndrojë pranë, atyre që gjatë periudhës së luftës janë përballur me vështirësi, dhe me një krim të tillë që Serbia e ka përdorur”, deklaron Haxhiu.
Ajo paralajmëron se së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të procedohet një projektligj që parasheh krijimin e një institucioni që merret me dokumentimin e krimeve të luftës.
“Sepse nëse analizojmë krimet që kanë ndodhur në Kosovë, ne ende nuk e kemi një institucion në të cilin dokumentohen krimet e luftë. Po ashtu jemi duke punuar për strategjinë për drejtësi tranzicionale, është një punë goxha e madhe që po bëhet në këtë drejtim.”
Sipas ministres Haxhiu, katër prokurorë pritet të rekrutohen, vetëm për departamentin e krimeve të kryera gjatë luftës.
“Po punojmë edhe për shtimin e kapaciteteve në Prokurorinë Speciale, sidomos në departamentin e krimeve të kryerve gjatë luftës. Kemi shtuar buxhet për rekrutimin e katër prokurorëve më shumë sepse kanë qenë katër. Problemi është që edhe përkundër faktit që ne e kemi shtuar buxhetin ende nuk janë përfunduar procedurat e rekrutimit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës”, thotë Haxhiu.
Për në shumë ndiqeni intervistën e realizuar nga gazetarja Xhejlane Haliti-Nikqi:
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para