Sot këngëtarë të shumtë, pronarë të restoranteve, kameramanë e fotografë ishin mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar vendimin për anulim të ahengjeve familjare.
Me fillim të protestës doli ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili u kërkoi që përfaqësuesit të marrin pjesë në një takim me të ndërsa të tjerët të shpërndahen për të parandaluar përhapjen e Covid 19.
E në këtë takim ishte edhe këngëtari Afrim Muçiqi.
Ai për arbresh.info ka thënë se kanë marrë shpresë nga ministri për ndryshim të vendimit.
Muçiqi ka shtuar gjithashtu se vendimi pritet të bëhet publik në fund të kësaj jave.
“Ministri na ka prit shumë mirë dhe është i gatshëm për bashkëpunim. Deri në fund të javës do të del vendimi, ne shpresojmë shumë që do të jetë pozitiv për neve.”, ka thënë ai.
Sipas tij nuk do të ketë ndarje të sektorëve.
“Ne kemi marrë premtim se ose do të hapet puna për të gjithë ose do të mbyllet edhe për ata që janë lejuar të punojnë”, ka thënë ai
Ndryshe Afrim Muçiqi gjatë protestës së sotme tha se mundësia e përhapjes së Covid 19 në ahengje familjare është shumë e vogël sesa në tubime.
“Ne nuk jemi që të rrezikojmë shëndetin e njerëzve, por po shohim se kanë filluar aktivitete dhe janë lejuar, kërkojmë që edhe ne ta vazhdojmë punën tonë” ka thënë Muçiqi./arbresh.info/
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...