Google ADS

Flet Abazoviq: E rrëzuam regjimin e fundit autoritativ në Europë, Serbia ndërhyu në zgjedhje

21:39 | 9 Shtator 2020
L G

Kryetari i URA-s, Dritan Abazoviq e sheh rezultetin e fundit të zgjedhjeve në Malin e Zi si rrëzimin e fundit autoritativ në Europë duke iu referuar kështu Milo Gjukanoviqit.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës deklaroi se në procesin e zgjedhjeve kishte ndërhyrë edhe Serbia.

“Ne kurrë nuk e kemi ndryshuar pushtetin, gjithmonë ndryshimet kanë ardhur me dhunë dhe luftra si në atë të parën ashtu edhe në Luftën e Dytë botërore. Çdoherë ndryshimet kanë ardhur si ka dashur Gjukanoviqi, është hera e parë që qytetarët janë bërë bashkë për ndryshim”.

“Ne e kemi mundur regjimin e fundit autoritativ në Malin e Zi”, deklaroi Abazoviq.

Abazoviq mes tjerash foli edhe për problemet që kishte Mali i Zi sipas tij nga Gjukanoviqi.

“14 vjet pas ne kemi ardhur në gjendje që të gjitha resurset shtetërore të përqenderohen tek dy-tre familje, ka pasur një manipulim të mediave dhe gjithçka tjetër”.

“Deri tani Gjukanoviq  dhe partia e tij janë ndjerë të paprekur. Ata kanë qenë të paprekshëm prej ligjit edhe pas gjithë atyre aferave publike”.

“Ne kemi ardhur deri tek ndryshimi i madh politik pas vullnetit të jashtzakonshëm të qytetarëve”.

Abazoviq theksoi se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje dhe se Gjukanoviq e mundësoi influencën e kishës në zgjedhje në Mal të Zi.

“Prap ka dalur e para por me shumë më pak vota se herën e kaluar, kanë pësuar humbje në shumë qytetet që ishin të njohura për vota aty. Edhe në Podgoricë ka humbur mbi 20 mijë vota”.

“Ka pasur ndërhyrje të Serbisë në rezultat, në çdo hulumtim që bëhet nëpër kisha se si institucioni që qytetarët e besojnë, DPS kanë fut kishën në këtë mes”.

“Influenca e kishës ishte e dukshme në zgjedhje dhe rezultat” deklaroi Abazoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme