Vitet nuk e pengojnë që Halil Braha nga Vushtrria të merret me punën që e do.
Në punishten e tij gjendën me dhjetëra lloje të bimëve, të cilat shërbejnë për shërimin e shumë sëmundjeve.
80- vjeçari pretendon se me disa prej këtyre bimëve, mund ta shërojë edhe kancerin.
Duke qenë gjenerata e shtatë që e praktikon këtë punë, Braha thotë se qysh nga mosha 12 vjeçare, ai ka qenë prezent para dikujt që i ka trajtuar këto bimë mjekësore.
“Te na sa i përket kësaj zehe, ka qenë një traditë familjare që më ka parapri edhe mua, që kam marrë njohuri edhe teorike dhe praktike, i kam përcjellë të vjetërit, prindërit, të afërm, kushëri, se çfarë bime ka në dorë, si e trajton dhe për çka, prandaj si fëmijë, kam qenë i interesuar me e kuptu se çka ka natyra, natyra është baza e jetës në çdo aspekt, duke fillu nga ajri dhe të gjitha produktet që i jep toka, interesim i veçantë ka qenë për bimën, prandaj jam mundu me kuptu cilat janë ato bimë, ku rriten ato bimë, cilat janë vlerat e tyre, dhe ku hyjnë në funksion në të mirën e njeriut”, shprehet ai.
Braha thotë se kjo gjeneratë është e shtata që merret me këtë punë, e përveç kancerin, ai shëron dhe sëmundje tjera kronike.
“Është gjenerata e shtatë diku, pas meje është e teta, edhe djali i dytë i ka mësu këto, për këto hemorroidet, bajamet, astma, prostate, diabeti, për ditë i përgatitë me mua, për disa ma serioze jo”, u shpreh ai.
I moshuari thekson se kjo që e bën, nuk është profesion i interesit material, por profesion i cili bën me dije që njeriu të mos i ndahet natyrës.
“Prej si fëmijë, prej moshës 12-13 vjeçare, unë veç kam qenë prezent para dikujt që i ka punu dhe i ka trajtu bimët mjekuese, në moshën 26 vjeçare diku dojsha me e kuptu kufinin të vazhdoj se po di diçka, apo te lë se s’po di kurgjo, atëherë është dashur me kalu përmes institutit biokimik, ka qenë prilli i vitit 1972 kur kam shku në Shkup, në institucionin e zbulimeve të reja, i kemi përcjellë për hulumtim, mas një viti e gjysë ka ardh patenti dhe e kam ndje një kënaqësi, nuk është profesioni i interesit material, është profesion me i tregu njeriut që mos me ju nda natyrës”, thotë ai.
80 vjeçari thotë se i ka gjetur 30 deri në 40 bimë, ndërsa bën të ditur se Kosova është mjaftë e pasur me bimë funksionale.
“Na i kemi diku 30 deri në 40 bimë, të cilat i kam gjet, me efekte shumë ma pozitive apo më të fuqishme, prej 10 majit që fillon lulebora deri në fund të tetorit, ne kemi kontakt me natyrë, në kombinim munden me ardhë dy ose tri bimë, apo ekstra bimë që i shëron të gjitha sëmundjet nuk ka.
Vajin e ullirit që më duhet me i konzervu bimët e marr në një vend të caktum në Shqipëri, përndryshe ka Kosova pasuri bimore sa të duash, edhe Shqipëria, dhe Maqedonia, po të gjitha ato bimë që ne na hyjnë në funksion i kemi në Kosovë, veç duhet me i ruajt në kohën e vegjetacionit apo lulëzimit, merre ti çajin e blinit për shembull, të kënaq aroma e asaj lule sa është aktive, por si të mbyllet, ajo më nuk vlen, kështu që duhet me i ruajt të gjitha bimët në kohën e vet, bliri klasifikim ato i bëjmë ma vonë, masi të thahen”, theksoi ai.
Ai tregon se sa ndjenjë e mirë është kur shërohet dikush, ku këtë ndjenjë e krahason me një lloj adrenaline të lehtë.
“Po normal ti nuk e ke as far as fis një këngëtar, por kur këndon bukur e ndjen që është e bukur se e përjeton për të mirë, tash edhe një ezan që e thërret një arab, qoftë edhe shqiptar, të bën me u ndje mirë, me e ndje një lloj melankolie, një adrenalinë të lehtë se është e bukur, një punë kur e bo dhe ka pas sukses, normal ndjenja është shumë e mirë se e din që mundesh me vazhdu dhe s’ke gabu kurrgjë”, shprehet 80 vjeçari.
Ndër të tjerat, ai thotë se në rastet kur njerëzit hezitojnë, ai nuk ka vullnet të punojë.
“Nuk jam mundu me e bind kërkon, fjalët e mëdha kam qejf me i fol vetëm për familjen, kombin dhe atdheun, njerëzit përderisa ata nuk e kanë rastin konkret që është shëru një i tij, ose nuk ka ardhë me bindje, që bima është bimë, origjinaliteti është origjinalitet, pa materie kimike, farmaceutike, pa kombinime, shumë ma lehtë kalon me secilin, me ata dymendësh, nuk kam vullnet me pas punë”, përfundoi ai.
Ndër shekuj, bimët mjekësore janë përdorur për të trajtuar sëmundje të shumta, dhe për të përmirësuar gjendjen të rënda shëndetësore.
Ato ofrojnë një alternativë të natyrshme për terapitë moderne dhe janë të njohura për efikasitetin e tyre në shumë kushte shëndetësore./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...