Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein thotë se studentët e kanë arritur qëllimin e tyre së paku pjesërisht, por sipas tij parimi “Gjithçka ose asgjë” përgjithësisht nuk ndihmon.
“Kam dëgjuar se disa çështje po diskutohen dhe Ministrja e re për Arsimin ka marrë përsipër disa detyra. Kjo do të thotë që studentët e kanë arritur qëllimin e tyre, së paku pjesërisht. Nuk jam gjyqtar. Nuk mund të ndërhyj në çështje të brendshme dhe të cilësoj nëse kjo është e mjaftueshme apo jo. Por parimi “Gjithçka ose asgjë” përgjithësisht nuk ndihmon. Gjithsesi, të përcaktosh kërkesa të qarta dhe të luftosh për to është pjesë e demokracisë”.
Në një intervistë për Tv Klan, Fleckenstein thotë se shpreson, që qeveria të realizojë sa më shumë të jetë e mundur lidhur me aksesin më të mirë për të gjithë në sistemin e arsimit dhe për t’i pajisur të rinjtë me aftësi dhe njohuri më të mira për tregun e punës
“Mendoj se mund të kishte qenë më mirë dhe protesta e studentëve e inkurajon qartësisht qeverinë që të shkojë më larg në këtë drejtim. Por duhet kuptuar gjithashtu, që nuk mund të financohet çdo gjë që do, nëse nuk ke një ekonomi të fortë, që sjell taksat. Pra është e mundshme vetëm hap pas hapi. Ju i përmendët disa pika të raportit. Akses më të mirë për të gjithë në sistemin e arsimit, pajisje me aftësi dhe njohuri më të mira për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës. Janë pika shumë të rëndësishme dhe shpresoj që qeveria të bëjë sa më shumë të jetë e mundur”.
Fleckenstein shton se nuk e njeh me detaje çështjen e tarifave, por e ngre çështjen në parim. Pak ditë më parë edhe raportuesi në hije në Parlamentin Europian, Eduard Kukan tha se kërkesat e studentëve duken parë si mundësi për zgjidhje të problemeve, por qeverisë nuk mund t’i vihet ultimatum.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...