Qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me bartjen e maskave pas vendimit të qeverisë për t’i bërë obligative.
Ata kanë bërë thirrje që çmimet e maskave të jenë njësoj në të gjitha barnatoret, shkruan portali arbresh.info.
“Është e domosdoshme, është e mirë për neve, por ne si popull nuk jemi të kujdesshëm. Disa barnatore i kanë nga 60 cent, disa 80 cent”, u shpreh një qytetare.
Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në vend, ka bërë që gjithë qytetarët të drejtohen në masë drejt barnatoreve për të blerë maska mbrojtëse dhe dezinfektues.
Ndërkaq, ka një kohë të gjatë që qytetarët raportojnë se çmimi i maskave dhe dezinfektuesve nuk është i njëjtë në të gjitha barnatoret.
Përderisa çmimi i një maske në një barnatore është 0.50 cent, e njëjta maskë në një barnatore tjetër kushton 1 euro ose më shtrenjtë
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi, për arbresh.info ka thënë se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë aprovuar një udhëzim administrativ për stabilizimin e çmimeve, por komisioni që po merret me shqyrtimin e çmimeve, ka pezulluar punën e saj përkohësisht./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’