Google ADS

Flasin nga Vetëvendosje, tregojnë se si do të veprojnë me demarkacionin nëse marrin Qeverinë

09:32 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje e cila ishte një ndër kundërshtaret më të mëdha të demarkacionit, asociacionit dhe dialogut me Serbinë, tani synon që të marr pushtetin në duar, pasi në zgjedhjet e 11 qershorit dolën si partia më e votuar në Kosovë, por duke u radhitur e dyta, pas koalicionit PAN, i cili fitoi shumicën e votave.

Derisa tani që po synon pushtetin, zyrtarë nga kjo parti kanë treguar qëndrimet e tyre rreth këtyre çështjeve dhe verimet që do të ndërmarrin ata nëse eventualisht arrijnë që të marrin në duar Qeverinë.

Sa i përket demarkacionit, ata thonë se nuk janë kundër kësaj marrëveshje, veçse duhet rishikuar nga fillimi. Sipas Vetëvendosjes, duke ruajtur marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, ekspertët e Kosovës, duhet të bëjnë një marrëveshje me qeverinë e këtij shteti fqinj.

Ndërsa sa i përket asociacionit, zyrtarë nga kjo parti thonë se tashmë ekziston një vendim nga Gjykata Kushtetuese, e i cili duhet të respektohet.

Se cili është plani i tyre për demarkacionin asociacionin tregon zyrtari nga Vetëvendosja, Faton Topalli, për gazetën “Bota sot”.

Marrëveshja e demarkacionit duhet të ndryshojë

Topalli thotë se demarkacioni është një nga prioritetet e kësaj partie. Sipas tij, kjo marrëveshje me Malin e Zi duhet të ndryshojë.

“Njëra prej 40 prioriteteve të Lëvizjes Vetëvendosje është zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ne e kemi kundërshtuar qasjen e Kryeministrit ndaj këtij problemi, por jo zgjidhjen e tij. Marrëveshja duhet të ndryshoj. Mali i Zi ka dhënë sinjale të mjaftueshme për rishqyrtimin e marrëveshjes. Këtë do ta bëjmë ne, duke gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Aq më shumë që ne duam të kemi marrëdhënie të mira ne fqiun tone të cilin e konsiderojmë si vend mik”, thekson Topalli.

Ndërkaq sa i përket çështjes së asociacionit, ai thotë se tashmë ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

“Sa i përket asociacionit kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo çështje është zgjedhur. Serbët e Kosovës mund ta themelojnë një OJÇ komunash. Këtë e thotë vendimi i Gjykatës”, thotë Topalli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme