Flasin nga Ministria e Mbrojtjes, tregojnë arsyen e konkurseve të “shpeshta” për pranimin e kadetëve të rijnë

08:53 | 28 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Këtë vit hapja e një pas njëshme e konkursit për pranimin e kadetëve të rijnë nga Ministria e Mbrojtjes, është bërë shumë e shpeshtë.

Se, a është në kuadër të transformimit të plotë si ushtri apo ekziston ndonjë rrezik, flasin nga Ministria e Mbrojtjes, për arbresh.info

Sefer Isufi, Shef i Komunikimit Strategjik, në Ministrinë e Mbrojtjes, thotë se proceset e rekrutimit janë procese të rregullta vjetore, në funksion të realizimit të kapaciteteve të nevojshme njerëzore.

“Bazuar në vizionin dhe objektivat strategjik, Ministria e Mbrojtjes është në proces të ngritjes së kapaciteteve njerëzore në përputhje me nevojat dhe specifikat tona për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore të përcaktuara me ligjin e FSK-së. Proceset e rekrutimit janë procese të rregullta vjetore sipas planit të rekrutimit të ushtarëve, kadetëve dhe nëpunësve civil, në funksion të realizimit të kapaciteteve të nevojshme njerëzore për ndërtimin dhe funksionalizimin e strukturës organizative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thotë ai.

Sipas tij, Fondi për Sigurinë, do mund të shërbej për mbështetjen e ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të FSK-së dhe  institucioneve tjera të sigurisë së vendit

“Fondi për Siguri , bazuar në vendimin e Qeverisë, do të shërbej për mbështetjen e ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve të FSK-së dhe  institucioneve tjera të sigurisë së vendit” thotë Isufi për arbresh.info

Hapjen e një pas njëshme të konkurseve për pranimin e kadetëve të rijnë, nuk po e vlerësojnë të jetë shqetësuese, as njohësit e sigurisë në vend.

Ish-komandanti, i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati për arbresh.info thotë se hapja e shpeshtë e konkursit për pranimin e kadetëve të rijnë nuk është shqetësuese. Por, sipas tij, shqetësuese mbetet braktisja e uniformave që po ndodh jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Sipas tij, Ushtria e Kosovës duhet të ketë gjithsej 8000 mijë ushtarë.

“Sipas ligjeve që janë aprovuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrin e Mbrojtjes në vitin 2018, apo sipas rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë që është bërë ne vitin 2011-2014 ushtria e Kosovës duhet ti ketë 5000 pjesëtar aktiv dhe 3000 rezervë gjithsej 8000 ushtar që do duhej të ishin në strukturën e cila është aprovuar në atë kohë. Po e shoh që në përgjithësi jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe në përgjithësi në botë, uniformat si policia dhe ushtria kanë problem me rekrutimin e pjesëtarëve, ndoshta që e shohin një jetë pak më të vështirë, një jetë pak më ndryshe se sa jeta tjetërkund”, thotë ai./Ejona Hyseni/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme