Mjekët e spitalit rajonal në Gjilan kanë dhënë detaje rreth numrit dhe trajtimit të të lënduarve nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në qendër të Gjilanit, raporton arbresh.info.
Kirurgu Islam Rashiti në një intervistë për arbresh.info ka bërë të ditur se në këtë spital janë dërguar 27 të lënduar, njëri prej tyre pa shenja jete.
“Gjithsej në Qendrën Emergjente në Gjilan ka ardhur 27 të lënduar, një prej tyre ishte pa shenja jete fatkeqësisht, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmën e parë. Tri raste janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)në Prishtinë, për shkak të lëndimeve që ne nuk mundemi ti trajtojmë, sepse janë lëndime më serioze”, është shprehur Rashiti.
Ndërsa mjeku tjetër, anesteziologu Sulltan Sylejmani ka pohuar se ekipi kujdestar, por edhe të gjithë ekipet e tjera të spitalit kanë qenë në gatishmëri.
Sipas tij, të lënduarve u është ofruar ndihmë në mënyrë maksimale.
“ Rastet më të rënda nga ky aksident kanë qenë, viktima që nuk i ka rezistuar plagëve si dhe tre persona të tjerë që janë dërguar në QKUK. Të lënduarit tjerë që i kemi ndaluar për kontroll, shumicën i kemi ndaluar nëpër reparte të caktuar dhe jemi në trajtim e sipër të tyre”, ka thënë Sylejmani.
Ndryshe, aksidenti tragjik që ndodhi sot në qendër të qytetit të Gjilanit ishte shkaktuar nga një kamion, i cili dyshohet se për shkak të defekteve kishte humbur kontrollin e frenimit, duke aksidentuar disa këmbësor, një traktor dhe rreth 10 vetura. /Arbresh.info
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...