Flasin familjarët e viktimave të masakrës së Lybeniqit

21:19 | 25 Maj 2020
L G

Burrat e Hamzajve që po ruanin pragun e shtëpisë  në këtë vend u masakruan. E rruga këtu në Lybeniq të Deçanit, ende ka kujtimet e atyre që përjetuan tmerrin e ditës së 25 majit të 1998.

Ndërsa shumë banorë të këtij fshati u masakruan, gjithë ngjarja nuk mbeti pa u parë nga askush.

Këtë ngjarje të tmerrshme e kujton në detaje edhe pas 22 vjetësh Shefqet Hamzaj.

Edhe pse kohë pandemie familjarët nuk mundën pa dal tek varrezat për ti kujtuar viktimat e kësaj masakre.

Mejreme Hamzaj të cilës burrin ia kanë masakruar tregon që për këtë krim të kryer nga forcat serbe në  Lybeniq  ka dëshmuar në një prej gjyqeve të Serbisë.

E fajtor siç ka merr vesh Hamzaj janë dënuar.

Por sipas saj nuk kanë marrë dënimin e merituar.

Mejremja që burri ia kishte lenë katër fëmije tregon se dikush nga familjarët e burrit e kishte njohur ushtarin serbë që ishte pjesë e atyre që kryen këtë masakër.

Krimi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pa pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë./T7/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme