Lidhja Demokratike e Kosovë shpreson që Qeveria ‘Kurti 2’, të bjerë në vjeshtë.
Sipas tyre koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar.
Por a mund të ndodh kjo, nëse po kur?
Ardiana Thaçi njohëse e çështjeve politike për arbresh.info tha se nuk beson se do të bjerë qeveria. Qeveria Kurti i ka numrat në anën e tij, dhe kjo gjë e bënë të pamundur rrëzimin e qeverisë, pavarësisht thyerjeve që ka pasur brenda koalicionit me Duda Baljen.
Sipas saj ekziston numri i deputetëve të pakënaqur në rrethin e Kurtit, dhe të cilët mund të kalojnë në anën tjetër për ta ndihmuar rrëzimin e qeverisë.
“Por, sipas mendimit tim kjo gjë nuk mund të ndodh në shtator, por ndoshta mbas një viti, Kurtit nuk do t’i konvenojë rrëzimi i qeverisë duke e marr parasysh faktin që përkrahja që e kishte në publik ka nisur të zbehet dhe nuk i konvenon që ta rrëzoj qeverinë”, deklaroi Thaçi.
Por në rast se vetëm ndodh kjo, sa do të jetë në gjendje populli i Kosovës të përshtatet me zgjedhjet e shumta.
Thaçi tha rrëzimi i një qeverie mund ta ndryshoj komplet skemën politike në vend, edhe një herë, për herë të dytë, mund të ketë ndryshime të mëdha brenda strukturave politike dhe vetëqeverisjes.
Duke e marr parasysh faktin që jemi duke u përballur me një krizë financiare do të ishte e dëmshme për Kosovën dhe për buxhetin e saj pasi që organizimi i zgjedhjeve kushton me miliona euro.
Por, krejt ndryshe rreth kësaj çështjeje mendon analisti Nexhmendin Spahiu.
Edhe mundet të ndodh nuk ka ndonjë indikator që mund të rrëzohet në vjeshtë, por gjithçka është e mundur tha ai për arbresh.info.
“Shteti i Kosovës duhet të ketë një qeveri, rrëzohet një qeveri vjen një tjetër dhe pastaj varet se sa dinë ajo qeveri ta menaxhojë ose ta mbaj atë”, tha Spahiu.
Gjasat për rrëzimin e qeverisë në vjeshtë i përmendi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një intervistë për media.
“Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2”, ka deklaruar Gashi, duke shtuar se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar.
“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime. Janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në Grupin Parlamentar të LDK-së”, ka thënë Gashi./Kujtesë Berisha/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...