Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, nuk do të jetë vetëm takim ku temë e diskutimit do të jetë vetëm çështjet ekonomike.
Sipas njohësve të çështjeve politike, ekonomia nuk është e vetmja temë që pritet të diskutohet në këtë takim mes Kosovës e Serbisë e që do të jetë e ndërmjetësuar nga përfaqësuesit amerikanë.
Sipas Arton Demhasaj nga organizata “ÇOHU”, është SHBA ajo që në fokus ka arritjen e marrëveshjes për çështje ekonomike.
Në një prononcim për arbresh.info, Demhasaj ka shtuar se mos implementimi i marrëveshjeve të arritura deri tash ka bërë që ekonomia të jetë prioritet në këtë takim.
“Temat ekonomike e politike janë të lidhura pa dyshim që ka me pas nevojë edhe për çështjet politike të flitet. Duke pa edhe deklaratën e Grenellit se SHBA janë të interesuara të arrijnë një marrëveshje që lidhen me çështjet ekonomike apo një lloj të Mini-Planit Marshall mes Kosovës e Serbisë mund të jetë boshti kryesor çështjet ekonomike.
“Fakti që marrëveshjet që janë arrit deri tash mbi 30 marrëveshje dhe që s’janë implementuar e që janë arritur në Bruksel dhe SHBA mund të marrin obligim me nxit shtete më i respektua marrëveshjet siç janë hekurudhat ose aviacionin dhe njësisht më takimin e 27 kanë më u përcaktua disa parime kryesore të dialogut dhe të marrëveshjes”.
Tutje Demhasaj pret që në këtë takim të paktën të vendoset për strukturën e marrëveshjes përfundimtare.
“Pres që skeleti kryesor i marrëveshjes të arrihet dhe pastaj ekspertët e dy shteteve mi vazhdua akordimet. Për fatin që edhe SHBA kanë thënë se s’janë të interesim për çështje politike por vetëm ekonomike pasi që sipas tyre BE do të merret me këtë çështje dhe unë pres që ata më diskutua për marrëveshjet ekonomike”, tha ai.
Se në këtë takim nuk do të jetë vetëm çështjet ekonomike e thotë edhe politologu Ramush Tahiri.
Sipas Tahirit temën në ketë takim e ka caktuar nikoqiri dhe si e tillë duhet të respektohet, ani pse sipas tij në drekat zyrtare do të shtjellohen edhe çështjet politike.
“Në Uashington do të takohen delegacionet më të larta të dy shteteve dhe agjendën e ka caktua nikoqiri dhe do të diskutojnë për ato çështje. Të njëjtën kohë ata kanë më shkua edhe në Korrik në Paris më presidentin Macron për më i vazhdua takimet pastaj ata do ti vazhdojnë edhe në Bruksel takimet. Ambasadori Grenell ka thënë që do të fokusohet në tema ekonomike sepse ai i ka be tri marrëveshje të cilat nuk janë realizua ende marrëveshja për transportin rrugor, hekurudhor e ajror që kanë të bëjnë më qindra miliona euro. Kjo do të jetë tema kryesore pastaj temat e drekave e darkave pa diskutim se do të jenë temat politike. Çështja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Dy delegacionet do ti shprehin censurimet tyre. Marrëveshje do të ketë njëherë për çështje ekonomike pastaj për politike do të vazhdojnë diskutimet. Pastaj vazhdimi i bisedimeve do të jetë në Bruksel për çështje të tjera”, deklaroi ai.
Kujtojmë se me 27 qershor, dy delegacionet e Kosovës dhe e Serbisë të përbëra nga Presidentët e Kryeministrat do të takohen për herë të parë pas një kohe pauze për të diskutuar lidhur me vazhdimin e dialogut mes dy shteteve.
Para se të shkojnë në Uashington, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të ndalet në Bruksel ku do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak./V.Selimi/arbresh.info/
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale
Moti sot i vranët, temperaturat lëvizin ndërmjet minus 2 der...
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...