Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Vlorë në kuadër të Ditës së 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat ai uroi shqiptarët për 28-nëntorin duke thënë: Flamuri, Pavarësia, Bashkimi, Liria.
Ka nisur ceremonia zyrtare për Ditën e Pavarësisë në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës.
Po ashtu, të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Pjesë e ceremonisë është ngritja e Flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike dhe reshjet e shiut.
Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria shënon 111 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar për rreth 500 vite.
Ishte Ismail Qemali bashkë me burra të tjerë të zotë që bënë të mundur shpalljen e Pavarësisë dhe shkëputjen e Shqipërisë nga ndikimi osman./euronews.al/
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...