U.D. e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ka rikthyer flamurin Dardan në dokumente, uebsite e zyre.
Kudo ku bëri fushatë, valoi flamuri i Dardanisë.
Ky simbol partiak, e shoqëroi Vjosa Osmani, në çdo aktivitet të elektoral kur ajo kandidonte për kryeministre të Kosovës, nga radhët e LDK-së.
Por, edhe pse nuk u bë kryeministre dhe nuk është pjesë e LDK-së, Osmani nuk ka hequr dorë nga Flamuri dhe Stema e Dardanisë.
Me të ardhur në krye të presidencës, ajo në cilësinë e u.d të Presidentit, mori vendim për ta rikthyer vulën dhe Flamurin Dardan si simbole të Presidencës.
Ai mund të shihet në çdo dokument të lëshuar nga kryetarja e shtetit, por edhe në vetë zyrën e saj, krahas stemës zyrtare të Republikës.
Ani pse këto simbole janë të lidhura me LDK-në, nga Presidenca mohojnë se këto janë simbole partiake.
Zyra e Presidencës
Në vitin 2000, Presidenti Rugova kishte vendosur që këto të jenë simbole presidenciale. Në të shkruan qartë: stema/vula e presidentit të Kosovës. Por, këto as nuk kanë qenë e as nuk janë simbole partiake.
Këto ishin përdorur deri në vitin 2019, kur ish presidenti Hashim Thaçi e largoi atë nga dokumentet zyrtare.
E tash një ish këshilltar i tij ka kritika për mënyrën se si U.D. e Presidentit e ka rikthyer flamurin dardan në institucionin që e drejton, pasi nuk kishte vendim paraprak.
“Ai simbol zyrtarisht nuk ka qenë asnjëherë Simbol i Presidentit. Jo vetëm në mandatin e presidentit Thaçi, por as në kohën e ish-presidentit Rugova dhe ish-presidentëve Sejdiu, Pacolli e Jahjaga, asnjëherë nuk ka pasur vendim zyrtar për Simbolin e Presidentit. Si simbol nuk është përdorur nga presidenti Thaçi dhe stafi politik, por është përdorur nga stafi civil, meqë mbi 90 për qind e tyre janë punësuar në mandatet e para presidenciale. Nuk jemi marrë me këtë çështje, sepse nuk kemi dashur të prodhojmë debate shterpe politike. Por, sidoqoftë, një U.D. Presidenti as nuk do të duhej t’i shkonte mendja që të merrte vendime për Simbolin e Presidentit, aq më tepër për simbole partiake, pa konkurse publike dhe pa komisione”, ka thene Adil Behrami, ish këshilltar i Hashim Thaçit
Udhëheqja aktuale në presidencë kanë thënë s’kanë pasur nevojë të hapin konkurs për një vendim që ka ekzistuar.
Ndërkohë sipas juristit Kushtrim Palushi, Osmani ka të drejtë simbole tjera për aq kohë sa nuk kanë këtë përmbajtje.
Megjithatë, ata qe janë te pakënaqur mund ta kontestojnë përdorimin e simbolit në organet kompetente.
Ndryshe, flamuri Dardan valvon ende tek varri i presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërkohë gjatë ditës së mërkurë ky simbol u pa edhe në përurimin e shtatores së ish presidentit Rugova në Istog.
E përmes telefonit kreu i kësaj komune, Haki Rugova tha se flamuri Dardan eshte simbol i LDK-se, përveç llogos zyrtare te subjektit.
Ky simbol ishte dizajnuar nga ish Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...