Tri herë radhazi hyri në librin e rekordeve botërore Guinneuss.
Për herë të parë, ajo theu rekordin për lulen origami më të madhe në botë, duke vazhduar pastaj me krijimin e një vazoje më të madhe e dekoruar me flamujt që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kjo është Arbnora Idrizi, një mësuese nga Skenderaj, e cila në vitin 2021 krijoi flamurin e Kosovës me 127 copa letre origami duke hyrë kështu në librin e rekordeve.
Për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Arbnora ka krijuar mozaikun me flamurin kombëtar, e për të cilin thotë se i janë dashur një muaj përgatitje.
Ky flamur gjigant në total është i gjatë 1 mijë e 304 metra katror.
“Për me kriju këtë mozaik na është dashur 120 mijë copë letre, mirëpo secila copë letër është dashur me i pas 10 palosje ku i bie diku 1 milion e 200 mijë palosje të letrave. Këto palosje të letrave kam arrit me i finalizu me nxënësit e Medreses ‘Alaudin’ 50 mijë pjesë, ndërsa pjesën tjetër kam arrit me i finalizu vet me familjarët e mi.”
“Për me realizu tërë këtë punë patjetër që duhet me u bo sigurimi i letrës, ngjyrosja e saj, prerja pastaj dimensionet e barabarta, formimi i figurës gjithsej kjo punë ka zgjat një muaj përgatitje për formimin e letrës. Mirëpo mozaikun e kemi krijuar për tri ditë këtu brenda sallës.”, ka thënë Idrizi.
Për krijimin e kësaj kryevepre, Arbnora thotë se janë dashur mbi 80 veta, teksa thekson se në prapavijë janë edhe shumë persona të tjerë.
“Për me realizu një rekord botëror patjetër që duhet me e pas një staf gjigant së pari menaxheri im Dani që është në Londër, ai e bënë komunikimin me zyrtarët e Guinisit dhe bënë menaxhimin e të gjithë dokumentacionit. Pastaj është ndër rregullat kryesore me e pas një arkitekt pastaj profesorët e artit mbikëqyrës gjatë gjithë kohës duhet me qenë prezent gjatë punës për ta mbikëqyr punën se a po shkon gjithmonë puna ashtu siç është përcaktuar. Fillimisht ditët e para kemi punu një grup i vogël mbi 5 veta, mirëpo më pas është dashur me organizua një grup nxënësish mbi 80 veta ku kemi marr pjesë komplet stafi, për formimin komplet të flamurit. Mirëpo në prapavijë janë shumë persona të tjerë që kanë dhënë kontribut në numërimin e letrave, palosjen e tyre për me u bë diçka e madhe patjetër që duhet mund e sakrificë”, ka thënë Idrizi.
Por, çfarë e shty Idrizin që pas flamurit të Kosovës ta krijoj atë të Shqipërisë.
“Me qenë se jemi në prag të festave, kam dashur që të ja bëjë dhuratë shtetit të Shqipërisë për nderë të festës së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe festa të tjera ndoshta ajo dashuria e madhe me të cilën jemi rritur me këtë flamur më ka bërë që ta punoj dhe ta prezantoj jo vetëm në vendin tim por edhe jashtë kufijve. Ne e dimë se sa kemi dhënë kontribut për këtë flamur kështu që ajo më ka shty me e realizu një vepër të tillë”, tha Idrizi.
Edhe ky projekt i saj, pritet që pas pesë ditësh të konfirmohet zyrtarisht që ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, teksa Idrizi nënvizon se i kanë mbledhur të gjitha materialet e nevojshme.
Tutje, ajo tregon se përveç Ministrisë së Kulturës ka pasur mbështetje edhe nga sponsor të tjerë.
“Ministria e Kulturës ka qenë mbështetëse për këtë projekt. Kam pasur mbështetës edhe prej disa sponsor të tjerë. Dmth të gjithë jemi bërë bashkë për me kriju një punim të tillë. Edhe pse nuk ka qenë ndoshta e mjaftueshme se për me realizu një vepër gjigante duhet një kosto mjaft e lartë. Mirëpo pres që në të ardhmen që institucionet tona të bëjnë ndonjë mbështetje edhe më të madhe”, tha Idrizi.
Për krijimin e dy flamujve të një kombi, Idrizi pati ndjenja të veçanta, ndërsa ajo na tregon se cili ka qenë më i vështirë për tu realizuar.
“Nëse do të ishte pyetja se cila ka qenë ndjenja më e veçantë do të cilësoja të dytë mirëpo për vështirësitë është ky, për shkak se ka qenë më i komplikuar me krahët e shqiponjës”, tha Idrizi.
Ndryshe, arti origami është palosje e letrës, e që në vendin tonë nuk njihet shumë në vendin tonë.
Kjo teknik e artit zhvillohet me anë të palosjes dhe formimit të figurave dhe për ata quhet arti origami/Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër