Flamuri i Kosovës para Muzeut nuk është ulur në gjysmështizë/ Foto

11:30 | 26 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Flamujt e Kosovës të vendosur në institucione janë ulur në gjysmështizë në nderim të vikamave të aksidentit në Kroaci.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe para objektit të Muzeut të Kosovës.

Siç shihet ne foton e realizuar nga fotoreporteri i arbresh.info, flamuri i Kosovës nuk është ulur në gjysmështizë.

Në rastin kur shpallet dite zie institucionet publike janë të obliguara që flamujt të ulin në gjysmështizë.
Presidentja e Kosovës të hënë e ka shpallur ditë zie, pas aksidenti që ndodhi në Kroaci ku 10 qytetarë nga Kosova që po udhëtonin nga Gjermani për në Kosovë humbën jetën e afër 40 të tjerë pësuan lëndi

Autobusi i kompanisë “Deva Tours” po udhëtonte nga Frankufurti drejt Prishtinës, kur u vetaksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë.me.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në mëngjes.

Të lënduarit të dielën i ka vizituar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme