Google ADS

Flamuri i Kosovës ngrihet për herë të parë në misionin paqëruajtës të FSK-së në Kuvajt

16:33 | 2 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Flamuri i Kosovës është ngritur për herë të parë në misionin paqëruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.

Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

Në njoftim thuhet se Kosova është e përkushtuar për paqe në botë.

“Flamuri i Republikës së Kosovës për herë të parë ngritet në misionin paqësor të FSK-së në Kuvajt, si anëtar i koalicionit në Forca e Përbashkët e Kombinuar (Inherent Resolve). Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri në mbarë botën. FSK-ja falënderon Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gardën Kombëtare të IOWA-s për dislokimin e përbashkët”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme