Përfaqësimi i Kosovës në Mathauzen për nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysëmhënës së Kuqe ka penguar ministrin serb Vulin, i cili u largua nga tubimi.
“Qëndrimi nën flamurin e Kosovës, shtet i papranuar, nëse do të ishte anëtare e koalicionit antihitlerian do të ishte lëndim ndaj gjithë viktimave e dhe përmendoreve të Luftës së II Botërore, si dhe të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Me rastin e lëshimit të tubimit në Mathauzen, Vulin në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysëmhënës së Kuqe, deklaroi se nuk di se cili anëtarë tjetër i qeverisë së Serbisë do të sillej ndryshe, njoftojnë mediat serbe.
Tutje ai shtoi se nuk dëshiron të komentojë qëndrimet e shteteve tjera në raport me Kosovën, ngase ka disa shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton RTK.
“Por duhet të na kuptoni se për ne Kosova nuk është shtet i pavarur. Ne bisedojmë me Prishtinën në kuadër të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Vulin.
Ndërkohë Vulin sqaroi se ministrat serbë në qeverinë e Kosovës janë përfaqësues të serbëve të Kosovës e jo të qeverisë së saj.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...