Flamuri i Kosovës i vendosur tashmë në pjesën veriore të vendit kërkon vendosmëri dhe guxim.
Kështu është shprehur njohësi i politikës, Shkodran Ramadani lidhur me situatën e fundit e cila po ndodh në veri të vendit.
Ramadani për Arbresh.info ka folur për “rrëmujën e panevojshme siç po e shohin shumica e ndërkombëtarëve” dhe çështjen se duhet që kryeministri Albin Kurti të tërhiqet.
Sipas tij, Kurti në fillim është dashur të konsultohet me ndërkombëtarët, por tani, pasi që vetëm i ka hyrë kësaj pune, ai duhet të i dali zot këtyre veprimeve.
“Mendoj që Albin Kurti është dashur të konsultohet me dhe të koordinohet me ndërkombëtarët, megjithatë tash pasi që ai veç i ka hyrë kësaj gjëje ai duet të i dal zot këtyre veprimeve pasi që vendosja e flamurit në atë pjesë kërkon vendosmëri dhe guxim përndryshe nëse largohet nga veriu kaq shpejt atëherë për të thjesht flamuri i Kosovës është një këmishë që e vendos dehe heq me kërcënimet më të vogla”, pohoi Ramadani.
Ai nuk pajtohet me kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të tërhiqet nga kjo situatë.
“Unë mendoj që nuk duhet me u tërheq kaq shpejt sepse i humbet serioziteti shtetit dhe kjo është një mësim i mirë për atë para se të futet në situata të tilla para se të futet në situata të tilla pasi që i ka bërë shumë dëm vendit”, tha ai.
Njësoj mendon edhe njohësi tjetër i çështjeve politike, Gazmir Raci.
Ai theksoi se në asnjë moment Kosova nuk duhet të tërhiqet.
“Nga beteja me krimin me kriminelët dhe banditët në veri nuk duhet me u tërheq në asnjë moment. Ajo zonë deri tash ka qenë e kontrolluar nga bandat e Radioqiqit dhe Resiloviqit, kështu që qeveria nuk duhet të bëj kompromis me asnjë grup kriminal”, pohoi ai.
Sipas Racit kryetarët duhet t’i ushtrojnë detyrat e veta në komfort me ligjin, por duhet të jenë të kujdesshëm me banorët lokal.
“Kryetarët janë të zgjedhur janë në objektet e tyte komunale duhet të i ushtrojnë detyrat e veta komfort ligjit në fuqi, por gjithmonë duhet me pas parasysh edhe kryetarët edhe qeveria që gjithmonë me qenë më të kujdesshëm me banorët lokal edhe pse serbët lokal nuk po i mbështesin këto grupe kriminale dhe janë të lodhur nga këto ndikime grupe kriminale”, u shpreh Raci gjatë një prononcimi për Arbresh.info
Ai tha se nuk sheh ndonjë ndikim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si pasojë e këtyre tensioneve që po ndodhin në veri të vendit.
“Jo nuk ka çka me ndiku, por duhet që ndërkombëtarët me i ftua në takim sa më shpejt të dyja palët dhe me e konfirmu qëndrimin se Serbia a është me e zbutu planin franko- gjerman dhe me e definu qartë se si do të jetë tani e tutje”, theksoi ai
Edhe Afërdita Maliqi, njohëse e çështjeve politike theksoi se Qeveria duhet të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtar.
“Pas situatës së krijuar në Veri, Qeveria duhet të bashkërendohet me partnerët ndërkombëtar, posaçërisht me SHBA-të për hapat e ardhshëm. Qeveria duhet te jetë e kujdesshme në raportin me partnerët ndërkombëtar, sepse ne e dimë se SHBA dhe BE kanë ndihmuar Kosovë që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë, shtet- ndërtimi dhe në çdo fazë”, tha ajo për Arbresh.info
Ndryshe, më 23 prill, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale.
Pas betimit të kryetarëve, ata do të nisnin punën e tyre normalisht në vendin që iu takon, nëpër komunat përkatëse, por jo gjithçka shkoi sipas planit.
Kjo pasi banorët serbë të asaj ane, kishin planifikuar protesta në mënyrë që të pengoni hyrjen e kryetarëve nëpër komuna.
Këto tensione nisën me 26 maj dhe sot është e katërta ditë që atje po mbahen protesta.
Në ditën e parë të protestave u lënduan pesë polic të Kosovës, dhe u shkatërruan katër vetura të zyrtarëve policorë.
Me të ndodhur kjo, nisën edhe reagime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në qendër kishin kritikat ndaj Kurtit, madje ndërhyrjen e policisë e shihnin si të panevojshme.
Dita e dytë e protestave(29 maj) eskaloi edhe më keq, ku 30 pjesëtarë të KFOR-it, u lënduan pasi disa huliganë serbë ushtruan dhunë ndaj tyre.
Ndërsa, dje protesta ishte më e qetë, për shkak të diellit të fortë, serbët vendosën tenda në Zubin Potok në mënyrë që të kujdeseshin për vete.
Gjatë protestës së djeshme u raportua për disa sulme ndaj gazetarëve, dhe diku rreth orës 16:00 në Zubin Potok përfundoi protesta.
Sot (e merkure) në Zveçan janë mbledhur dhjetëra protestues para objektit komunal, ku paqeruajtësit e KFOR-it ka ngritur tela gjemborë.
Përfaqësues të Listës Serbe, kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat derisa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen edhe kryetarët shqiptarë të komunave, edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës – i banuar me shumicë serbe.
Kujtojmë se këto zgjedhje u mbajtën pasi Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./Arbresh.info/Kujtesa Berisha/
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...