Emocione si ato që pati kur e kuptoi që është fitues i konkursit për disajnimin e flamurit, nuk beson se do t’i përjetojë edhe njëherë.
Kështu tha për Arbresh.info, disejnatori i flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimi i cili me plot emocione kujtoi kohën kur 16 vite më parë fitoi konkursin për diszajnimin e flamuri në mesin e mbi 1 mijë aplikantë.
“Emocione më të mëdha nuk kam pasur dhe nuk besoj që ka me mund me pas, s’ka me pas asi emocione. Në radhë të parë dihet për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sepse është një kurorëzim i sakrificës shumë brezave, gjithashtu të familjes time, krejt familjeve të Kosovës, se jo veç të Kosovës, po dhe familjeve tjera shqiptare dhe në radhë të dytë pra, është një fitore e imja personale e një konkursit. E një konkursi, që një herë e në jetë mundet me pas fatin dikush me marrë pjesë, se le më me fitu. Janë emocione që ma kanë dridhë shpirtin, ma kanë dridhë zemrën, jo veç mua, po edhe atyre, po domethënë atë energji që e kam pas ato momente u transmetu edhe tek të tjerët që kanë qenë afër meje”, rrëfen me mocion Ibrahimi.
“Me sa e di unë, kanë qenë mbi 1000 aplikantë. Unë personalisht kam qenë shtatëqind e trembëdhjetë ose diku nuk e di saktë”, shprehet ai.
Ai thotë se konkursi ka pasur kritere, njëri prej të cilëve ka qenë edhe mospërdorimi i ngjyrave kuq e zi.
“Kriteret e konkursit kanë qenë që mos me i qenë i ngjashëm me ndonjë prej flamurëve të botës, mu përdor kombinimi i ngjyrave kuqezi, mu përdor kombinimi i ngjyrave trengjyrëshe të sllavë që janë, ose kombinimet e ngjyrave, të cilat i përfaqësojnë njërën prej entiteteve në Kosovë.
Kanë qenë të ndaluara m’u përdorë simbolet të cilat kishin me përfaqësu ndonjërin prej entiteteve në Kosovë, pra është kërku një flamur krejt tjetër nga ato që na kanë përfaqësu neve edhe nga ato që janë domethënë që kanë përfaqësu entitetet ose nga ato që kanë mund me anu nga njëra prej… ato kanë qenë kryesisht kritere të vendosura për ne kryesisht, po domethënë për shqiptarët.”, tregon mes të tjerash Ibrahimi.
Para se të shpallej konkursi, Ibrahimi thotë se idetë për disajnimin e flamurit ishin që ai të jetë në një fryme me flamurin kombëtar.
Lidhur me reagimet e qytetarëve ndaj flamurit, ai shtoi se ka pasur frikë por që reagimet kanë qenë të mira.
Ibrahimi tha se ka raste të tilla kur kanë kërkuar flamur me nënshkrim e nuk kanë munguar as kërkesat për flamujt për dasma.
Por, nuk kanë munguar edhe pakënaqësitë, të cilat, sipas tij kanë qenë personale, ndërsa ato të organizuarat kanë qenë formë e fushatës.
I pyetur se çka do të bënte ndryshe po të kthehej pas, ai tha se kjo varet nga kriteret.
“Në qoftë se konkursi kishte me qenë pa kritere, edhe me qenë me duar të lira, edhe atëherë ishte bërë një flamur tjetër, mirëpo nëse kish qenë konkursi i njëjtë, kriteret apo kushtëzimet e njëjta nuk muj me thanë që kish mujt me pas diçka ndryshime. Me dëshirën tonë, e kishim pas një flamur që anon dhe na përfaqëson më shumë kombëtarisht, mirëpo në bazë të atyre rrethanave dhe konkursit nuk besoj që kishim ndryshuar diçka”, thotë ai.
Ndër të tjera, ai ka shpjeguar kuptimin e simboleve të përdorura në flamurin e Kosovës.
“Flamurin, kur e kam dorëzudorëzuar, e kam dorëzu me një shpjegim, thotë se ngjyra e kaltër i paraqet aspiratat e vendit tonë për institucionet e Euroatlantike, sepse pjesa perëndimore, kryesisht simbolet, flamujt i kanë me një ngjyrë të kaltër, si kjo edhe flamuri i BE-së ose i NATO-s. Ngjyrën e verdhë, nuk është e verdhë kjo që duken disa flamuj, por është e verdhë ngjyrë ari pak, që paraqet vlerën e vendit, pra që e ka një vlerë të jashtëzakonshme për qytetarët, jo veç ato burimet nëntokësore ose resurset e Kosovës, po si tërësi edhe popullata edhe resurset edhe krejt çka i ka Kosova, ndërsa yjet, paraqet etnitë që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh që kryesisht nëntëdhjetë e pesë për qind jemi shqiptarë, mirëpo janë edhe etnitë tjera që jetojnë. Yjet i paraqesin gjatë etnitë”, shpjegon Ibrahimi.
Për fund ai pati edhe një urim për qytetarët e Kosovës.
“Urimi im për qytetarët e Kosovës, së pari, t’i uroj qytetarëve të Kosovës jo veç qytetarëve të Kosovës, po të gjithë miqve tanë gjithë shqiptarëve kudo që janë gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë të Kosovës, urimi im është që rinia, sidomos edhe qytetarët e Kosovës, ta shohin perspektivën këtu dhe jo që t’i kanë ambicie për me dalë jashtë Kosovës dhe jashtë vendit, me lanë vendin, me thanë me lanë pa zot shtëpie dhe me lanë bosh investimet, perspektivën, ambicien ta kenë në vendin tonë, po domethënë në Kosovë, jo diku tjetër. “”, tha ai.
Ndryshe, 16 vite më parë, bashkë me pavarësinë e Kosovës u bë edhe zbulimi i flamurit të shtetit më të ri në botë Kosovës, ,i cili sot e asaj dite përfaqëson e ngjall krenari për qytetarët e Kosovës.
Në ditën e zbulimit, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi tha se “Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë garë të gjerë profesionale. Ideali i luftës për liri po triumfon tani edhe në betejën për hartimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”/Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...