Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR), Flamur Sefaj në një intervistë për arbresh.info thotë se plani i AKR-së bazohet në progres dhe zhvillim ekonomikë.
Sipas Sefaj, për AKR-në mbetet e rëndësishme ristabilizim i marrëdhënieve të mira me të gjithë partneret tanë.
“Plani i AKR-së kryesisht bazohet në progres dhe zhvillim ekonomikë, kemi ide shumë të mira. Jemi që shteti absolutisht të fillojë sa më shpejt me investime duke rritur deficitin publik dhe borxhin publik. Gjithashtu ristabilizim i marrëdhënieve të mira me të gjithë partneret tanë”, tha ai.
Ai, tha se do të tentoj të bëjë diçka më shumë, në veçanti në këtë periudhë të vështirë neper të cilën po kalon shoqëria dhe i gjithë planti në këtë kohë pandemie.
Ai, tha se prioritet i tyre do të jetë sigurimi i vaksinave Anti-Covid, shkruan arbresh.info.
“Prioritetet lidhen pikërisht me pandeminë së pari duhet ti sigurojmë vaksinat që të arrijmë ti vaksinojmë se paku 40 deri 60 % të popullatës”. Duhet ta bëjmë një rimëkëmbje të ekonomisë së Kosovës, dhe kjo mund të behet duke shtuar investimet. Investimet duhet të jenë të qëlluara dhe të përgatitura mirë. Arka e shtetit duhet të zbrazet dhe të bëjnë investime që të ringjallet ekonomia jonë”, u shpreh ai.
”Gjithashtu duhet të mendojmë edhe për pjesën e ekologjisë, ambientin në të cilën jetojmë, në duhet ta kapim tani këtë trend sepse do të këtë investime te mëdha dhe subvencione, është shumë rëndësishëm sepse lidhet me shëndetin”, tha ai.
Po ashtu, sipas tij, rritja e standardeve të institucioneve të cilat punojnë në shëndetësi dhe siguri, do jetë prioritet, pasi sipas tij në këtë kohë pandemie këto institucione ishin më të ngarkuarat./arbresh.info./
Kjo është intervista e plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...