Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me qëllim të respektimit të parimit të ligjshmërisë në institucionet vartëse të Zyrës së Kryeministrit, shfuqizon Vendimin përmes të cilit Naser Krasniqi, Zëvendës Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) autorizohet të kryejë detyrat e Kryeshefit të AUV-it.
Duhet theksuar që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të Zëvendës Kryeshefit të AUV-it, pozitë të cilën e ka mbajtur Krasniqi dhe në bazë të të cilës iu ka besuar udhëheqja e kësaj Agjencie. Rrjedhimisht, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rendit dhe ligjit, kryeministri ka shfuqizuar Vendimin që ka humbur bazën ligjore dhe ka caktuar ushtrues të ri të detyrës të Kryeshefit të AUV-it.
Së këndejmi, kryeministri Kurti ka autorizuar Flamur Kadriu, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV-it, të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e Kryeshefit të AUV-it./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...