Me kërkesë të Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas sulmit në Mançester janë vendosur flamujt në gjysmë-shtizë, në shenjë solidaritetit me britanikët.
https://twitter.com/EU_Commission/status/866924552718360577
“Me trishtim të madh dhe tronditje të thellë mora vesh për sulmin brutal që goditi Mançesterin,” thuhet në deklaratën e Juncker, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se “do të punojmë krah për krah për të luftuar kundër atyre që kërkojnë të shkatërrojnë mënyrën tonë të jetesës.”
Sipas tij, “këto sulme frikacake” vetëm do të forcojnë angazhimin për të punuar së bashku për të mposhtur autorët e akteve të tilla të turpshme.
22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë lënduar në një sulm ne Mançester Arena në fund të koncertit të Ariana Grande. Policia britanike ende nuk ka dhënë detaje të sulmuesit. /arbresh.info/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...