“Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Skënderbeut

14:45 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në takim Bordin e manifestimit shumëkulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2018”, me qëllim të koordinimit të punëve në të gjitha fushat.

Në këtë takim janë formuar grupet punuese për katër shtyllat e manifestimit që tradicionalisht kanë qenë: arti letrar, arti pamor, arti dramatik dhe arti muzikor.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se “Flaka e Janarit 2018” i kushtohet heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes, përderisa ka theksuar se i tërë viti do t’i kushtohet atij në aspektin e kulturës.

Poashtu, në këtë takim është vendosur edhe për shpalljen e konkursit për shtyllat e sipërpërmendura, për brendingun, sikurse edhe për aspektet e sponsorimit të këtij manifestimi nga ana e kompanive gjilanase.

Përndryshe, ky manifestim shumëkulturor sivjet i është kushtuar kolosit të Karadakut, Idriz Seferi.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme