FKEE prezanton investimet në Efiçiencёn e Energjisë

19:55 | 15 Korrik 2024
E.G

Fondi i Kosovës për Eficiencë të Energjisë thotë se ndihet i lumtur qe ndanë progresin e nismave për efiçencën e energjisë.

Përmes grafikonëve më poshtë, FKEE ilustron progresin e investimeve të deritanishme të realizuara nga ky fond në sektorë të ndryshëm.

FKEE jep një pasqyrë e arritjeve deri tani: Investimet në Ndërtesat Publike: KEEF investon ndjeshëm në mbi 120 ndërtesa publike komunale. Më shumë se 70% e këtyre projekteve tashmë janë përfunduar, ndërsa pjesa tjetër është në proces implementimi. Investimet bëhen përmes skemës kthyese në bashkëpunim me komunat; Subvencione per Investime ne Shtëpi Individuale: Jemi krenarë për mbështetjen e rreth 2500 familjeve me subvencionim të investimit. Me këto investime, ndihmojmë familjet kosovare të rrisin komoditetin dhe eficiencën e energjisë në shtëpitë e tyre. Investimet bëhen me 45%-50% grant nga FKEE; Rinovimi i Ndërtesave Sociale Shumë-banesore: Projektet për rinovim synojnë 28 ndërtesa sociale shumë-banesore në të cilat do të përmirësojmë kushtet e jetesës dhe do të reduktojmë konsumin e energjisë për rreth 800 familje. Investimet bëhen me 90% grant nga FKEE dhe 10% nga Komunat si dhe Totali i Investimeve sipas Komunës: Grafikoni i katërt paraqet totalin e investimeve të kryera nga FKEE në secilën komunë, duke nxjerrë në pah komunat sipas shumës së përfituar nga investimet në secilin sektor”, thuhet në njoftimit. |

FKEE në grafikonët e mëposhtëm, jep informacione, ku vërehet shpërndarja nëpër komuna e mbi 37 milionë euro investime nga FKEE në sektorë të ndryshëm.

Fondi thotë se falënderon donatorët: Qeverinë e Republikës së Kosovës, World Bank Kosovo dhe European Union in Kosovo, për mbështetjen e tyre të paçmuar në realizimin e këtyre investimeve.

“Së bashku, do të vazhdojmë me këto dhe investime të tjera, duke synuar të ndërtojmë një të ardhme me energji më të qëndrueshme në Kosovë!”, thuhet në njoftimin e FKEE-s.

Të ngjashme