Fjalimi i Tony Blair në kohën e intervenimit të NATO-s në vitin 1999

14:18 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Duke qenë se situata në Kosovë po përkeqësohej çdo herë e më shumë, mijëra qindra civilë po vriteshin çdo ditë, kryeministri i atëhershëm Tony Blair, shfrytëzoi foltoren e Parlamentit britanik për të folur për këtë çështje, shkruan portali arbresh.info.

Kryeministri britanik Blair i tha parlamentit që nëse ambasadori Richard Holbrooke nuk është i suksesshëm në bërjen e presion ndaj udhëheqësve serbë për të nënshkruar marrëveshjen e paqes me Kosovën, qeveria e tij do të bashkohet me misionin e NATO-s kundër forcave serbe në Jugosllavi.

Më poshtë keni një pjesë nga fjalimi i Tony Blair:

“Ndërsa flas tani është ende e paqartë se cili do të rezultati i bisedimeve të zotëri Holbrooke në Beograd, por ka shumë pak gjasa të jetë optimiste, me mendimin se nuk ka ndryshime të pozicionit të presidentit Millosheviq, ndërsa shtypja nga forcat serbe në Kosovë vazhdon, Britania është e gatshme që me aleatët e NATO-s të ndërmarrë veprime ushtarake. Ne do ta bëjmë këtë për një arsye shumë të thjeshtë, për të shmangur atë që do të bëhet një katastrofë humanitare në Kosovë. Lërmini t’ju tregoj se çfarë po ndodhë atje, një çerek milion kosovarë, më shumë se 10% e popullatës, tani kanë mbetur pa shtëpi, si rezultat i represionit serb, 65 mijë njerëz janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre vetëm muajin e fundit, dhe 25 mijë të tjerë vetëm ditët e fundit gjatë bisedimeve për paqe”, thuhet mes tjerash në fjalimin e ish kryeministrit britanik Tony Blair i cili ishte njëri nga personat që loboi për ndërhyrje ushtarake kundër gjenocidit në Kosovë./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=KbzKq_d9-pI

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme