Fjalimi i Mbretëreshës për Princin Philip ishte më i ndjekuri në ditën e Krishtlindjes

09:00 | 27 Dhjetor 2021
F.T

Fjalimi i Mbretëreshës ishte programi më i ndjekur në ditën e Krishtlindjes, duke mposhtur Strictly Come Dancing dhe Call the Midwife.

Rreth 7.4 milionë shikues në BBC dhe 1.7 milion shikues në ITV u akorduan teksa Mbretëresha mbajti fjalimin e saj për Krishtlindje që nga vdekja e princit Philip në prill të këtij viti.

Transmetimi, i cili ishte rreth 10 minuta dhe ishte një nga fjalimet më emocionale që ka mbajtur ndonjëherë ajo, e pa atë të reflektonte mbi ngjarjet e vitit, duke përfshirë humbjen e bashkëshortit të saj dhe ndikimin e vazhdueshëm të pandemisë së koronavirusit.

Në fjalimin prekës, ajo tha se ‘mungon një e qeshur e njohur’ gjatë sezonit festiv të këtij viti’, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme