Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz, e ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga politika.
Kurz dha dorëheqjen nga postet e tij si kreu i Partisë së tij Popullore (ÖVP) konservatore dhe si udhëheqës i grupit parlamentar, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Në deklaratën e tij për media tha se po tërhiqej nga politika për t’u fokusuar tek familja.
Dhe siç shkruajnë mediat austriake, në një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tij për t’u tërhequr plotësisht nga politika.
Ai gjithashtu u tërhoq për shkak të kritikave dhe akuzave për korrupsion.
Para asaj kohe, shumica e austriakëve mendonin se Kurz do të qëndronte në detyrë për vite me radhë.
I rrënuar nga skandalet
Kurz po hetohet për deklarata të rreme dhe shkelje të besimit publik.
Pretendohet se fondet publike janë keqpërdorur për të blerë mbulim gazetaresk ndër të tjera.
Megjithatë, Kurz hedh poshtë me vendosmëri akuzat për korrupsion dhe ryshfet.
Ai është mes dhjetë personave në rrethin e tij nën hetim për shkelje të besimit publik, korrupsion dhe ryshfet.
Ndërsa në deklaratën e dorëheqjes, Kurz iu kundërpërgjigj akuzave kundër tij, duke thënë se ato penguan aftësinë e tij për të punuar.
Muajt e tij të fundit në detyrë ishin më shumë për “mbrojtjen kundër akuzave dhe procedimeve dhe jo më një konkurs për idetë më të mira”.
Dhe Kurz tha se procesi kishte qenë “shumë rraskapitës” për të.
Shumë në radhët e tij besonin se pasardhësi i tij si kancelar, diplomati i karrierës Alexander Schallenberg, ishte thjesht një “vendmbajtës” derisa Kurz mund të kthehej pasi të “pastronte” emrin e tij.
Partia Popullore e Kurzit është një nga partitë kryesore tradicionale politike në Austri.
Pasi ai u bë lider në vitin 2017, partia u ndërtua rreth tij.
Siç supozohet, ministri i Brendshëm, Karl Nehammer do ta pasojë atë si kryetar partie.
Kujtojmë se, në tetor, Kurz dha dorëheqjen nga posti i kancelarit nën presionin e partnerit të koalicionit, të Gjelbërve, pasi prokurorët e vendosën atë nën hetim me dyshimin për korrupsion. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Ish-kancelari Sebastian Kurz tërhiqet tërësisht nga politika
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...