Fjalët përfundimtare ndaj Limajt më 6 mars

14:13 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Fjalët përfundimtare ndaj Fatmir Limajt do të jepen në datën 6 mars, raporton KTV.

Kjo u vendos pasi përfundoi dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria, leximit të shkresave të lëndës.

Limaj, siç bëri të ditur avokati i tij, Tahir Rrecaj, ka vendosur të mbrohet në heshtje.

Limaj akuzohet për përgjegjësi komanduese, në rastin e vrasjes së dy civilëve Selman Binishi e Ramiz Hoxha./KTV/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme