Tashmë iu rikthye shtëpisë së vjetër. Deputetja Donika Kadaj edhe zyrtarisht është rikthyer në partinë e Ramush Haradinaj.
Pas një rrugëtimi me Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Kadaj nuk iu bashkua grupit të të pakënaqurve në VV të cilët po sot kanë bërë kërkesë për grup të ri parlamentar, por vendosi të rikthehet në ‘gjirin’ e Haradinajt.
Megjithatë, vetëm dy muaj më parë, Donik Kadaj kishte qenë e ashpër me Haradinajn. Bile ajo kërkoi edhe dorëheqjen e tij.
E pati quajtur shefin e saj të ri si të papjekur për të qenë shtetformues. E gjithë kjo kishte ardhur pasi që Donika Kadaj komentoi mbi raportimet se kryeministrit Haradinaj i ishte refuzuar viza për SHBA.
Po ashtu edhe para zgjedhjeve Donika Kadaj kundërshtoi kandidimin e Haradinaj për kryeministër, ajo kishte thënë se është e pamundur që të bëhet kryeministër dikush që kishe marrë goditje të madhe për veprimet e tij të gabuara.
“Mendoj se është e pamundur të behet kryeministër dikush që në këtë kohë ka marrë një goditje të madhe për veprimet e tij të gabuara”.
“Konsideroj se unë nuk kam ndryshuar, kam vazhduar ta luftojë korrupsionin dhe krimin – ndërsa Haradinaj i është bashkuar këtij koncepti, por po shihet ku ka përfunduar”, kishte deklaruar Kadaj./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...