Google ADS

Fjalët e Veton Surroit për Adem Demaçin dhe vetëflijimin monumental të tij

11:17 | 27 Korrik 2018
M. A.

Ish-kreu i partisë Ora dhe gazetari i njohur Veton Surroi, i cili pas luftës në Kosovë kishte pasur një polemikë me Adem Demaçin rreth konferencës së Rambouillet, për atë se a kishte bërë mirë delegacioni i Kosovës që e kishte pranuar marrëveshjen, e ka përkujtuar simbolin e rezistencës nëpërmjet një postimi në Facebook.

Siç dihet, Demaçi ishte kundër ndërsa Surroi pjesë e delegacionit që i kishte thënë “po” marrëveshjes së Rambouillet.

Mbrëmë Demaçi vdiq në moshën 82 vjeçare, Surroi ka përmendur vetëflijimin monumental të Demaçit.

“Adem Demaçi qe mendja dhe shpirti i një të riu që zbulon çdo ditë domethënien e jetës, domethënien e lirisë. Mësoi e besoi thellë dhe çdo ditë, se jeta e liria nuk kanë kufij, se përtej jete ka jetë dhe përtej një kuptimi të lirisë ekziston një tjetër, më i gjerë.

Atje, tashmë në ta kaluar kufirin e kësaj jete, është duke gjurmuar përcaktimet e reja të lirisë, të asaj ku nuk duhet vetëflijimi i tij monumental.

Dritë pastë shpirti i tij në ecjen e radhës”, ka shkruar ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme