Menjëherë pas sulmeve të forcave serbe në Prekaz, ku ra heroikisht familja Jashari, kishte reaguar edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Rugova në një konferencë para gazetarëve të huaj, kishte akuzuar regjimin serbë për një fushatë të spastrimit etnik.
Mënjehërë pas datës 7 mars ku ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte folur para gazetarëve duke deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serbë për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, transmeton Magazina.al
“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dyta kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave, në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, thotë Rugova.
Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqesore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullësisë shqiptare nga forcat serbe.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...