Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arritur në aeroportin e Prishtinës. Ai më të mbërritur ka takuar fëmijët dhe familjarët e tij.
Në një fjalim para mediave ai ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk do ti nënshtrohen asnjë mekanizmi që burimin e ka nga Beogradi, shkruan arbresh.info
“Asnjëherë nuk do ti nënshtrohemi asnjë mekanizmi që burimin e ka në Beograd. Ne jemi ne të drejtën tonë dhe kësaj të drejtë do ti qëndrojmë besnik. Nji armiku si Serbia duhet me ja tregu vendin”, ka thënë ai
Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë treguar të zotë gjatë muajve të fundit, sa ai ka qëndruar në Francë, dhe i ka përshëndetur ata për mbështetjen.
Por, ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e vendit. “Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje”, ka thënë Haradinaj.
Ai është nisur drejtë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku po pritet nga qindra qytetarë.
Haradinaj sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë, ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte./Arbresh.info
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...