Google ADS

Fjalët e Oliver Ivanoviq për Milan Radojiçiqin, pak muaj para se të vritej

21:11 | 25 Nëntor 2018
Arbresh.info

Politikani serb i vrarë Oliver Ivanoviq e quajti Milan Radojiçiqin – një mbledhës të borxheve dhe pronar kamioni, i afërt me partinë në pushtet në Serbi – si një figurë kyçe në sistemin e frikësimit të pushtetit në Kosovën e veriut.
Në intervistën e tij të fundit për BIRN në tetor, Oliver Ivanoviq, politikani serb i Kosovës i vrarë në janar, e quajti Milan Radojiçiqin një figurë kryesore dhe të fuqishme në veriun e Kosovës të drejtuar nga serbët.

Ai kërkoi nga BIRN që ta mbante atë pjesë të intervistës jashtë procesverbalit, sepse kishte frikë nga hakmarrja e mundshme.

Në intervistën një-në-një, në audion dhe shënimet e regjistruara, Ivanoviq pohoi se pushtetin në Kosovën e veriut nuk e mbajnë institucionet e zgjedhura por “qendrat joformale të pushtetit” – dhe e quajti Radoiçiqin të lidhur me këtë sistem joformal të pushtetit.

“Qendra e pushtetit nuk është në ndërtesën e Komunës – sepse ndërtesa e Komunës i takon kësaj qendre tjetër joformale të pushtetit”, tha Ivanoviq.

Më pas ai shtoi: “Presidenti [serb] Aleksandar Vuçiq përmendi Milan Radojiçiqin, i cili me të vërtetë më shqetëson; më shqetëson shumë se ai e merr atë si shembull të një personi që lufton për mbrojtjen e serbëve në Kosovë”.

Ivanoviq iu referua fjalëve të Vuçiqit në një konferencë shtypi të mbajtur në shtator kur e quajti Radoiçiqin si një nga pesë burrat që ai falënderoi për “mbrojtjen e Serbisë në Kosovë”.

Pavarësisht që i kërkoi BIRN-it të mos publikonte fjalët e tij rreth qendrave joformale të pushtetit, Ivanoviq i tha gazetarit të BIRN të mbante mend emrin e Radojiçiqit.

“Jo, jo, jo, lëre aty, mbani mend atë, do ta keni atë emër atje,” tha Ivanoviq kur gazetari filloi të fshijë emrin e Radojiçiq nga shënimet.

Radoiçiq, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes në muajt e fundit, ka lidhje të ngushta me elitat politike në Kosovë dhe Serbi, duke përfshirë Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai është përballur me akuza ligjore në Serbi disa herë dhe është një bashkëpunëtor i ngushtë i biznesmenit kontravers serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviq.

Ivanoviq u qëllua për vdekje në Mitrovicë më 16 janar jashtë zyrave të partisë së tij të ‘Liria, Demokracia Drejtësia, e cila ishte në kundërshtim me Partinë Serbe ‘ Lista Srpska ‘, të mbështetur nga Beogradi.

Ivanoviq kishte thënë disa herë para se ai të vritet se ai dhe familja e tij kishin marrë kërcënime, dhe kishin kërkuar ndihmë nga Kosova, Serbia dhe të tjerët, por pa asnjë përgjigje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme