Google ADS

Fitues absolut të zgjedhjeve, nuk pritet të ketë

08:58 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Ndarja e partive politike në tri blloqe (koalicioni PDK-AAK-“Nisma”, koalicioni LDK-AKR-“Alternativa” dhe “Vetëvendosje” si parti e vetme) nuk pritet t’i sigurojë asnjërit grup fitore absolute pas zgjedhjeve.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se partitë politike brenda koalicioneve tashmë janë në konkurrencë me njëra-tjetrën.absolut t

Sipas tyre, koalicionet e lidhura mund të bëhen “zjarr” që do t’i djegë partitë e vogla dhe do të shkaktojë “tërmet” pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e tri blloqeve shprehen të vendosur se do të triumfojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

E përderisa të tria këto taborëve synojnë që në krye të ekzekutivit t’i sjellin kandidatët e tyre, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e Albin Kurtin, analistët konsiderojnë se çështja e kryeministrit nuk është e mbyllur, pa marrë parasysh se cili nga këto grupacione del triumfues në zgjedhje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme