Fitore Pacolli tallet me të larguarit nga partia

23:50 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është tallur me ish-kolegët e saj partiakë, që sot kanë zyrtarizuar largimin e tyre nga partia, duke krijuar një grup të ri parlamentar, Grupin e Deputetëve të Pavarur.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Pacolli ka thënë se grupi i ri nuk ka të ardhme, dhe se atij i ka ikur një deputete ende pa u konsoliduar, duke iu referuar kthimit të Donika Kadajt në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Pacolli po ashtu ka shkruar se të larguarit nga partia kanë dështuar në “qëllimin e tyre që ta shkatërrojnë VV-në”.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

GDP po çalon ende pa nisur prandaj ky grup nuk ka të ardhme. Ende pa u konsoliduar si grup u iku një deputete. Sa do të qëndrojnë të tjerët mbetet të shihet sepse duke mos pasur parime dhe qëllime të përbashkëta do të qëndrojnë bashkë vetëm derisa sa të arrijnë të realizojnë interesat e tyre individuale.

Tentativa e këtyre individëve për ta shkatërruar Lëvizjen Vetëvendosje dështoi.

Ne që e kishim vërtetë me Zemër kemi qëndrueshmërinë, vullnetin dhe përkrahjen e popullit për të vazhduar rrugëtimin tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme