Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci, bashkë me disa deputetë edhe nga Shqipëria. Atje kanë takuar këshilltarin special të presidentit të Kroacisë për Energji dhe Klimë me të cilin kanë diskutuar për trasnzicionin nga qymyri në burime të ripërtritshme të energjisë.
Pacolli thotë se një gjë e tillë përputhet edhe me atë që e ka deklaruar ajo në Kuvend, se investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës.
“Gjatë takimit me Këshilltarin Special të Presidentit të Kroacisë për Energji dhe Klimë u diskutua që tranzicioni drejtë energjisë së pastër përfshin edhe tranzicionin nga gazi në burime të ripërtrishme. Kjo përputhet me atë që e kam përsëritur disa herë në Kuvend se investimet në gaz nuk i konvenojnë Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Ajo thotë se Kosova duhet të kalojë nga qymyri në energji të ripertritshme dhe jo nga qymyri në gaz e më pas nga gazi në energji të ripërtritshme.
Pacolli shton tutje se kjo është rruga më e lirë dhe më e sigurt për Kosovën, meqë Kosova e ka qymyrin e vetë dhe se gazin do t’i duhej ta blinte.
“ Ne duhet të kalojmë nga qymyri në energji të ripërtrishme dhe jo të kalojmë nga qymyri në gaz e pastaj prej gazit në energji të ripërtrishme. Kjo është rruga jonë më e sigurt më e shpejtë dhe më e lirë për Kosovën.
Gazi është lëndë djegëse njësoj si qymyri. Dallimi është se qymyrin e kemi tonin pra pa pare ndërsa gazin do ta blejmë”, ka përfunduar Pacolli./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...