Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha se me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, ka filluar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për çështje që kanë të bëjnë me bujqësinë, mjedisin dhe energjinë.Kryeministri Kurti deklaroi në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar për 11 maj nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 26 prill ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të vazhdojë më 11 maj.
Pacolli shtoi se Kosova do të dialogojë me Serbinë mirëpo nuk është prioritet thelbësor, duke shtuar se prioritet i qeverisë është zhvillimi ekonomik i vendit, hapja e vendeve të reja të punës dhe drejtësia në vend.
“Ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është se me vizitën e zotëri Kurti në Bruksel ka filluar një dialog ndërmjet Kosovës dhe BE-së jo ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse është diskutuar për çështje të caktuara sidomos me komisioner të ndryshëm për çështje të bujqësisë, mjedisit dhe energjisë. Janë çështje që duhet të diskutohen me BE-në. T’i plotësojmë kriteret t’i bëjmë reformat e nevojshme në mënyrë që të hapim rrugë Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Çështja e dialogut me Serbinë është çështje që duhet të diskutohet dhe do të dialogojmë me Serbinë mirëpo nuk është prioriteti thelbësor i qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës. Prioritet kemi zhvillimin ekonomik vendit, shtimin e vendeve të reja të punës dhe drejtësi në vend”.
Tutje, ajo tha se problemi kryesor për vonesat sa i përket vaksinave kundër virusit Covid-19 është ndërrimi i qeverive.
“Nuk e di se kur pritet të vijë kontingjenti tjetër por duhet ta pyesni Ministrinë e Shëndetësisë dhe ata besoj kanë informata të sakta. Mirëpo ditëve në vijim ne kemi informacione që Kosova do të marrë vaksinat një numër të vaksinave që janë të nevojshme. Është e rëndësishme që popullata të vaksinohet sa më shpejt dhe kjo nuk është vetëm problem i Kosovës por edhe i BE-së. Ne e dimë se BE ka probleme me furnizimin me vaksina edhe në vendet e tyre po ashtu problem është ndryshimi i qeverive në Kosovë në periudhën e pandemisë sidomos në rrëzimin e qeverisë Kurti dhe këto vonesa janë e ish qeverisjes së kaluar e cila nuk ka nisur negociata për vaksina shumë më herët. Qeveria Kurti dhe Ministria e Shëndetësisë po bëjnë të pamundurën që të sigurojë vaksina sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ajo për Ekonomia Online.
Kosova të martën ka pranuar 4 680 dozat e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech. Kjo është pjesa e parë e 95 000 dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24 000 doza të vaksinës AstraZeneca, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Këto doza u harxhuan në fund të muajit mars.
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...