Edhe pse tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë – po, është e mundshme të digjen 150 kalori për vetëm 8 minuta!
Stërvitja kardio për vetëm 8 minuta do të ndihmojë që të liroheni nga ajo tepricë e atij dhjami përreth stomakut për shkak të qëndrimit ulur çdo ditë.
Keni ngrënë diçka që nuk keni guxuar dhe tani jeni penduar? Mos u brengosni, kaloritë e tepërta lehtë do t’i shpenzoni për vetëm tetë minuta stërvitjeje, mirëpo për ata tetë minuta duhet të jepni shumë nga vetja.
Instruktorja e fitnesit e kanalit “XHIT daily”, Rebecca Louise, do t’ju tregojë kardio-trajnimin e shkurtër por shumë efikas, gjatë të cilit për vetëm tetë minuta do të keni mundësi të digjni sasi të konsiderueshme të kalorive.
Ju tërheqim vërejtjen: Stërvitja nuk është aspak e lehtë, edhe pse është e shkurtër. Përbëhet nga një sërë ushtrimesh me intensitet të lartë midis të cilave nuk ka pauza, ndërkaq ekzekutimi i stërvitjes duhet të jetë në maksimum, transmeton telegrafi.
Duke pasur parasysh që me rastin e ushtrimit angazhoni tërë trupin, përpiquni që ta përballoni, ndërkaq të gjithave atyre që stërvitin me siguri do t’u shpaguhet!
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...