Google ADS

Fitim Uka: Ajo që po ndodh në bisedimet me Serbinë, edhe një çnjohje për shtetin e Kosovës

19:53 | 16 Shtator 2020
L G

Deputeti i LVV-së, Fitim Uka,  ka folur rreth fillimit të mësimit në Kosovë, si dhe për 100 ditshin e Qeverisë Hoti.

Uka ka qenë kritik për shtyrjen e mësimit për dy javë në Kosovë.

Ai është shprehur që Ministria e Arsimit ende nuk e ka të çartë se çfarë po bënë.

“Shtyrja për dy javë ditë e procesit mësimor, është mungesë e pazotësisë nga Qeveria Hoti. Shumë skenar për nisjen e arsimit janë të paqarta, dhe kjo tregon një papërgjegjësi nga ministria e Arsimit. Kjo ikje nga përgjegjësia tregon shumë. Si LVV, jemi relativisht të butë me kritikën me këtë qeveri, pasi që rezultatet në terren janë shumë më të këqija. E theksoj, vonesa prej dy javësh është jashtëzakonisht e madhe, si dhe vonesa për një javë tjetër e klaseve tjera është jashtëzakonisht e madhe.” ka deklaruar Uka në emisionin Frontal në T7.

Uka kritika kishte edhe për 100 ditshin e Qeverisë Hoti.

Deputeti i LVV-së, u shpreh që ka një numër të madh të dështimeve që i ka bërë kjo qeveri, e më e rënda sipas tij janë zotimet e Kryeministrit Hoti në marrëveshjen e Uashingtonit.

“Krahasimi në mes Qeverisë Kurti dhe Qeverisë Hoti, e tregon më së miri edhe raporti i Departamentit të Shtetit. Këto 100 ditë të Qeverisë së tanishme tregojnë shumë. Menaxhimi i pandemisë është për keqardhje, kemi një dështim të plotë të testimeve masive që i kanë premtuar. Dështim tjetër është plani për rimëkëmbje ekonomike, pasi nuk ka asnjë mas në këtë drejtim. Kjo qeveri është qeveri e pakicës, pasi nuk i kanë as 60 deputetë, dhe nuk e përfaqësojnë as shumicën e popullit të Kosovës. Kanë një kryeministër ilegal, pasi në ditët e para e ka largu reciprocitetin, si dhe është zotuar për një sër  pikash, ku cënohet integriteti i vendit në marrëveshjen e Uashingtonit. Ajo që po ndodh në këto bisedime me Serbinë, është një ç’njohje për shtetin e Kosovës”.

Në fund Uka ka thënë që nuk na duhet normalizimi i raporteve me Serbinë, nëse ne heqim dorë nga shtetësia jonë, si dhe ka shtuar që personalisht është i pashpresë që kjo qeveri do të sjellë një marrëveshje të mirë me Serbinë.

 

Të ngjashme