Fisnik Osmani zgjedhet Kryeshef Ekzekutiv i Termokos’it

19:44 | 14 Shtator 2022
L G

Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Termokos” e ka zgjedhur Fisnik Osmanin si Kryeshef Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur ndërmarrja, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Për këtë pozitë kishin aplikuar 12 kandidatë.

“Pas realizimit të të gjitha procedurave rekrutuese të përcaktuara me ligjet në fuqi, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A. në bashkëpunim me Projektin e Ambasadës Britanike për asistim/bashkëpunim për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, ka përzgjedhur Fisnik Osmanin Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A”, thuhet në njoftim.

Nga Termokos thonë se Osmani ka arritur rezultatin më të mirë nga të gjithë kandidatët.

“Pas realizimit të procedurave të përzgjedhjes (vlerësimit të dokumentacionit dhe intervistimit/poentimit), bazuar në vlerësimin e realizuar veçmas dhe të pavarur si nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ashtu edhe nga ekipi i Ambasadës Britanike, kandidati Fisnik Osmani ka arritur rezultatin më të mirë poentues nga të gjithë kandidatët”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas realizimit të të gjitha procedurave rekrutuese të përcaktuara me ligjet në fuqi, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A. në bashkëpunim me Projektin e Ambasadës Britanike për asistim/bashkëpunim për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, ka përzgjedhur Fisnik Osmanin Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A.

Në konkursin për Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” të shpallur më 07.07.2022 në mediet vendore dhe në ueb faqen zyrtare të ndërmarrjes, kanë aplikuar gjithsej 12 kandidatë.

Pas realizimit të procedurave të përzgjedhjes (vlerësimit të dokumentacionit dhe intervistimit/poentimit), bazuar në vlerësimin e realizuar veçmas dhe të pavarur si nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ashtu edhe nga ekipi i Ambasadës Britanike, kandidati Fisnik Osmani ka arritur rezultatin më të mirë poentues nga të gjithë kandidatët.

Të ngjashme