Deputeti i PSD’së Fisnik Ismaili ka folur në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 rreth kohës së tij në Koshare dhe raportet me Nasim Haradinajn.
Ismaili ka treguar se në Koshare ishte përgjegjës për pajisjet e komunikimit edhe radiolidhjeve. Në këtë mënyrë, thotë të ketë pasur komunikim të vazhdueshëm me komandantët, por se si i tillë nuk mban mend t’i jetë prezantuar Nasim Haradinaj.
“Kam qenë mbikëqyrës në radiolidhje. Nuk e di që ndonjëherë që kam komuniku me të në ndonjë aksion ose betejë e cila është ndërmarrë për me e ditë që ka qenë njëri prej komandantëve’, thotë Ismaili.
“Unë e di që ka qenë shkurt aty, ka hy e ka dalë. Nuk mu ka prezantu si njëri prej komandantëve me të cilët kam pasur punë. Nuk ia di as nofkën dhe se di a ka pasur nofkë. Nuk e di as cilën togë e as çka komandu’, shpjegon ai.
Ismaili nuk mban mend që Haradinaj të ketë qenë pjesë e Betejës së Koshares.
“Jam tu folë për pjesëtarët e Brigadës Agim Ramadani. Sa e di unë Nasim Haradinaj ka hy e ka dalë. Nuk e di që ai ka qëndruar gjatë Betejës së Koshares. Një herë e kam taku’, tha Ismaili.
Ndërkohë, ish-deputeti i VV’së thotë se në Koshare ishin ‘një familje e madhe’ por edhe se kishte ‘sabotazhe’.
“Ka pasur sabotazh për gjëra që unë nuk i di dhe s’më takon me fol. Kemi qenë si një familje e madhe. Edhe tani jemi politikisht të shpërndarë por duhemi si vëllezër’, tha Ismaili.
Ish-komandanti i Betejës së Koshares Nasim Haradinaj, që tani është nënkryetar i OVL të UÇK’së ditë më parë tha se roli i Ismailit ka qenë për të mbushur bateri.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...