Deputeti i Partisë Socialdemokrate dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka hequr dorë nga statusi i veteranit. Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.
“Regjistrimi i veteranëve është bë dy herë. Herën e parë menjëherë mbas lufte, kur u pata kthye në Londër, edhe nuk u pata lodhë me aplikue, kur mora vesh se maca e kuca ishin ba veteranë. Para 5 vjetësh u bë rishikimi i veteranëve, me komision, e me krejt procedurat e rregullta kishe, pikërisht për shkak të macave e kucave. Këtë herë aplikova, me shpresë se të paktën kjo vlerë e luftës nuk shkërrdhehet”, shkruan Ismaili.
Ismaili ka sqaruar se e ka shqyer certifikatën e veteranit, sepse ka premtuar që nëse del vetëm një veteran i rremë, pas rishikimit të veteranëve, ai do të heqë dorë nga statusi i tij.
“Pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash”, thotë ai.
Ismaili thotë se pasi nuk po ndërmerret asgjë për largimin e veteranëve të rrejshëm nga lista, veteranët e vërtetë duhet të largohen vet.
“Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s’kemi çka lypim aty. Sot po e mbaj premtimin. Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot”, thotë Ismaili.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...