Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga zgjedhjet e 11 qershorit, Fisnik Ismaili gjatë ditës së sotme do paraqitet në Policinë e Kosovës.
Ismaili do të paraqes kallxim penal ndaj personit të quajtur Hasan Sejdija, i cili që nga viti 2015 vazhdimisht ka bërë kërcënime të ndryshme ndaj tij, përfshirë edhe kërcënimin me jetë.
“Jo ende nuk kam shkuar në Polici. Sot gjatë ditës do të shkoj të bëj kallxim penale ndaj këtij personi”, tha Ismaili
Ai për “Arbresh info” tha se edhe më herët është kërcënuar nga persona të ndryshëm, por edhe pse shumicën e rasteve i ka paraqitur në polici, vetëm ndaj njërit rast janë ndërmarr masat.
“Më herët kam paraqit disa here raste edhe kam publiku këso kërcënime, përveç ndaj një rasti që është vepruar, në asnjë rast tjetër nuk është vepruar. Po shpresoj që për këtë rast do ndërmerren masat, sepse deri tash për mu policia nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim, edhe se kërcënimet ndaj meje kanë qenë shumë më të rënda se ndaj disa personave të tjerë për të cilët është vepruar menjëherë”, u shpreh Ismaili.
Përndryshe, Ismaili në një postim në Facebook ka publikuar disa pjesë të kërcënimeve të personit në fjalë, të bëra që nga vitit 2015 .
Sipas Ismailit, ky person është rishfaqur përsëri para disa orësh dhe publikimi i këtyre bisedave në facebook është bërë për të parë nëse policia do të reagoj, siç ka reaguar për disa persona publikë, që s’kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes.
I njëjti person sipas tij, ka kërcënuar edhe ish-shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufcën.
“Arbresh.info” ka kontaktuar zyrtarë të Policisë së Kosovës për të mësuar nëse kanë pranuar ndonjë kallxim penale nga Ismaili, apo edhe nëse kanë ndërmarr ndonjë masë nga publikimi i këtyre kërcënimeve ndaj Ismailit, por nuk është dhënë asnjë përgjigje./ Arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?