Ngritja në këmbë e disa deputetëve të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë interpretimit të himnit të Kosovës në Kuvend ngjalli shumë reagime, sidomos pasi dihej qëndrimi kundërshtues i VV-së ndaj simboleve të shtetit.
Grupi i të dorëhequrve ishin prezentë në seancë kur u intonua himni shtetëror, dhe për më tepër edhe u ngritën në këmbë. Përderisa Albin Kurti me grupin e përkrahësve të tij nuk ishin të pranishëm në sallën e seancave derisa përfundoi himni shtetëror.
Fisnik Ismaili, njëri nga deputetët e VV-së që respektoi himnin e Kosovës, ka një përgjigje pas akuzave se këta deputetë që respektuan himnin e shtetit të Kosovës qenkan “tradhtarë”, transmeton lajmi.net
Ismaili këtë veprim e krahasoi me kritikat që VV-së ia bënte Parlamentit në vitin 2010, në mënyrë që pastaj të shkelte ato që kishte thënë më herët dhe të merrte pjesë në zgjedhje, duke hyrë në Parlament.
Këto reagime ai i bëri në replikën që e bëri me një komentues në rrjetet sociale.
“Shum ke për keqardhje kur ju pash në parlament tuj nejt sikur thuprat e hashes. E keni tradhtu idealin e Vetëvendosjes. Turp!”, kishte shkruar një komentus në profilin e Ismailit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...